Diplomacia e “ëmbël” e Izraelit në Kosovë

Viti 2022 konsolidoi edhe më tej marrëdhëniet e shkëlqyera midis Kosovës dhe Izraelit.


Diplomacia izraelite në Kosovë në vitin 2022 e parë me ambasadore Tamar Ziv ka rezultuar një sukses i jashtëzakonshëm, me takimet e tyre të shumta zyrtare dhe jozyrtare, por edhe si të mundësive që ofron biznesi dhe turizmi. Ambasadorja Tamar Ziv u emërua në detyrë, më 29 dhjetor 2021. Kosova dhe Izraeli kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike më 1 shkurt 2021, pas marrëveshjes së 4 shtatorit në Uashington ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Marrëdhëniet mes Izraelit dhe Kosovës nuk filluan pothuajse dy vjet më parë kur ne vendosëm marrëdhëniet diplomatike zyrtarisht. Ata filluan shumë vite më parë. Izraeli ishte vendi i parë që gjatë luftës së viteve 1998-1999 themeloi një spital fushor në kufirin me Maqedoninë, i cili trajtonte mijëra refugjatë kosovarë.

Gjatë një viti janë realizuar vizita ministrore të ministrave kosovarë në shtetin e Izraelit, të udhëhequra nga vizita e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm H.E. znj. Donika Gërvalla-Schwarz, si dhe një vizitë e një ministri izraelit në Kosovë. Gjatë këtyre vizitave u nënshkruan marrëveshje të ndryshme, mes tyre në fushën e arsimit, kulturës, zhvillimit ndërkombëtar, arkivave dhe studimeve të Holokaustit.

Portali IzraeliSot.com sjell një panoramë të aktiviteteve të Ambasadës së Izraelit në Kosovë, përgjatë vitit 2022.

***

5 prill – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga këshilltarët, ka pritur sot në takim Ambasadoren e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Shtetit të Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv. Konjufca vuri në pah raportet miqësore mes shqiptarëve dhe hebrenjve përgjatë historisë dhe u shpreh me mirënjohje për kontributin e Shtetit të Izraelit në strehimin e refugjatëve kosovarë të luftës.

5 prill – Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inocacionit, Arbërie Nagavci, priti ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv. U diskutua për bashkëpunimin, posaçërisht në fushën e edukimit dhe të arsimit.

5 prill – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovës, znj.Tamar Ziv. Në këtë takim u konfirmua gatishmëria e të dy shteteve për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin. U bisedua për mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, bujqësisë, arsimit dhe kulturës. Kurti, është ftuar për vizitë në Izrael nga ambasadorja e këtij vendi në Kosovë, Tamar Ziv.

6 prill – Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi ka pritur Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv. gjatë këtij takimi Ministri Krasniqi, ka njoftuar Ambasadoren Ziv për iniciativat, projektet dhe prioritetet e MAPL duke përfshirë binjakëzimin e Komunave të Kosovës dhe Izrealit si mundësi e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit lokal.

6 prill – Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, të mërkurën është takuar me ambasadoren e parë të Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv. Temë diskutimi në këtë takim ishte bashkëpunimi mes dy vendeve në sektorin e shëndetësisë.

6 prill – Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadorja e parë e shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv. Presidentja kërkoi që Izraeli t’i heqë përfundimisht vizat për shtetasit e Kosovës. Presidentja Osmani ka rikujtuar raportet miqësore me popullin izraelit edhe përpara vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

30 maj – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci priti sot në takim Ambasadoren e parë të Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, me të cilën ka biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit dhe krijimit të mundësive me qëllim të zhvillimit të sektorit të bujqësisë në Kosovë.

8 gusht – Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv. Bislimi dhe ambasadorja Ziv biseduan mbi thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe avancimin e partneritetit dhe bashkëpunimit mes tyre. U diskutua mbi mundësi të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, nga shëndetësia deri te investimet për ujësjellësit dhe furnizimin me ujë të pijshëm.

9 gusht – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ambasadoren e Izraelit, Tamar Ziv. U bashkëbisedua për intensifikimin e mëtejmë të raporteve bilaterale mes dy vendeve dhe popujve.

9 gusht – Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka pritur sot Ambasadoren e Izraelit, Tamar Ziv me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin ekonomik në mes dy vendeve, me theks të veçantë në mundësitë për të thelluar këtë bashkëpunim.

10 gusht – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, sot ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv. Gjatë takimit u diskutua edhe për sfidat dhe nevojën e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, si në rrafshin politik ashtu edhe në atë ekonomik.

11 gusht – Ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv, ka vizituar Bashkësinë Hebreje `Bet Izrael Kosova`. Ambasadorja e Izraelit është pritur nga Kryetari i Bashkësisë Hebreje ‘Bet Izrael Kosova’, Hysen Hyseni.

11 gusht – Mbahet ceremonia e shpërndarjes së 90 karrocave për personat me aftësi të kufizuara, donacion që po jepet për herë të dytë nga Izraeli. Të pranishëm në ceremoni ishin ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, drejtori i HANDIKPSI’it, Afrim Maliqi dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Ambasadorja Ziv deklaroi se këto karroca janë të dedikuara enkas për këta fëmijë.

20 tetor – Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka pritur sot në takim njoftues ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv. Gjatë takimit është biseduar për marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes për të dyja palët, me fokus të veçantë në fushën e teknologjise informative, menaxhimit të ujërave dhe bujqësisë.

21 tetor – Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna priti në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, e shoqëruar nga Granit Almong-Bareket nga Universiteti Ben-Gurion i Negevit. Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit, në të gjitha nivelet.

18 nëntor – Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në zyrën e saj, Ambasadoren Tamar Ziv. Në këtë takim, ministrja Haxhiu e njoftoi Ambasadoren lidhur me progresin e shënuar në kuadër të reformës për sundimin e ligjit, dhe avancimin në çështje të tjera të rëndësishme në sistemin e drejtësisë.

18 nëntor – Në Qendrën e Inovacionit të Kosovës (ICK), në Prishtinë, është mbajtur Aspire Demo Day, në kuadër të raundit të dytë të Kapitullit Republika e Kosovës/Maqedonia e Veriut, një program unik që inkurajon gratë nga Kosova dhe Ballkani të bëhen sipërmarrëse dhe t’i shndërrojnë idetë e tyre biznesore në startup, përmes mentorimit nga partnerët izraelitë. Programi mbështetet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, me partneritet të përbashkët të Shkëlqesisë së Saj, Tamar Ziv, Ambasadore e Izraelit në Republikën e Kosovës dhe dhe Shkëlqesisë së Saj, Simona Frankel, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe me partnerë kryesorë STIKK dhe TAKT.

20 nëntor – Nis restaurimi i ndërtesës së Qendrës Kulturore Hebraike në Prizren. Për të inauguruar këto punime ishin Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, ambasadorja e Izraelit, Tamar Ziv, ambasadori gjerman, Joern Rohde, shefi i misionit të OSBE në Kosovë, Michael Davenport, zëvendësambasadorja e SHBA, Alyson Grunder, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, Votim Demiri, kryetar i Bashkësisë Hebraike të Kosovës. Qendra Kulturore Hebraike do të vendoset në ndërtesën e ish hotel ‘Shumadija’, aset i trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme.

21 nëntor – Kosova dhe Izraeli thellojnë bashkëpunimin në shëndetësi. U. d. Ministrja e Shëndetësisë, dr. Dafina Gexha takon dr. Odeda Benin Goren dhe Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, znj. Tamar Ziv. U diskutua për agjencitë e menaxhimit të emergjencave dhe të institucioneve shëndetësore.

21 nëntor – Ekspertja e emergjencave shëndetësore nga Izraeli, Dr. Odeda Benin Goren, dhe Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, të hënën vizituan Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

22 nëntor – Nën organizimin e KRCT, mbështetjen e Ambasadës së Shtetit të Izraelit në Kosovë dhe Ambasada Britanike, në Prishtinë u zhvillua një trajnim profesional katërditor SEE FAR CBT.

25 nëntor – Lansimi i kompanisë “Gold Ventures Investment Western Balkan”, një partneritet izraelito-kosovar ndërmjet Gold Ventures Investment dhe Kolegjit UBT, në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren. Lansimi i kompanisë “Gold Ventures Investment Western Balkan” në ITP u urua nga Shkëlqesia e Saj znj. Tamar Ziv, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës.

22 dhjetor – Ambasadorja e Izraelit, Tamara Ziv dhe drejtori për vendet e Ballkanit, Dan Oryan, janë takuar me grupin parlamentar të miqësisë Kosovë-Izrael.

22 dhjetor – Ambasada e Izraelit bëri ndezjen e parë zyrtare të qiririt të festës hebraike të Hanukkah në Kosovë. Morën pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës Znj. Vjosa Osmani-Sadriu, Kryeministri H.E. Z. Albin Kurti, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ministra, kryetarë komunash, kryetarë të partive politike, deputetë, ambasadorë dhe anëtarë të tjerë të komunitetit diplomatik, z. Votimi Demiri, kryetar i Komunitetit Hebre të Kosovës, H.E. Ambasadori z. Dan Oryan, Drejtor i Departamentit të Ballkanit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, dhe shumë të ftuar dhe miq të tjerë të shquar erdhën të gjithë për të marrë pjesë në këtë aktivitet.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.