
Lindita Nikolla uron kryeparlamentarin e Izraelit, Amir Ohana
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, uroi Amir Ohana, me rastin e zgjedhjes së tij si Kryetar i Parlamentit të Izraelit (Knesset).

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, uroi Amir Ohana, me rastin e zgjedhjes së tij si Kryetar i Parlamentit të Izraelit (Knesset).
“Urime Kryetarit të ri të Knessetit të Izraelit, kolegut Amir Ohana! Me besimin se bashkëpunimi parlamentar mes Kuvendit të 🇦🇱 dhe Knessetit të 🇮🇱 do të vazhdojë të intensifikohet dhe do të forcojë miqësinë e shkëlqyer mes vendeve dhe popujve tanë!”, shkruan Nikolla në mesazhin e saj në Twitter.
Në shtator, Nikolla vizitoi Izraelin, ku u prit me nderime nga kryetari i atëhershëm i Knesset, Mickey Levi.