Netanyahu takon shefin e Mossad: Kemi shumë punë!

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, zhvilloi një takim me pune me kreun e Mossad, David Barnea

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, zhvilloi një takim me pune me kreun e Mossad, David Barnea.

“Një takim pune me kreun e Mossad-it, Dadi Barnea. Kemi shumë punë përpara nesh për sigurinë e Izraelit”, shkruan Kryeministri Netanyahu në Twitter.

Agjencia e inteligjencës së Izraelit konsiderohet si një nga më efikaset në botë, por edhe më enigmatikja. Mossad-it i atribuohen shumë aksione spektakolare, shumë prej të cilave janë jashtë imagjinatës.