Edmond Mara: Përvojat dhe mbështetja izraelite për bujqësinë shqiptare

Në Shqipëri ka sipërmarrës të shumtë në fushën e bujqësisë që punojnë me Izraelin


Nga Edmond Mara, Specialist i Agrobiznesit

Zhvillimi dhe përparimi i Izraelit në sektorin e bujqësisë paraqitet në Shqipëri në fillim të viteve 90. Që prej atyre viteve të hershme, disa specialistë që punuan në institucionet shtetërore vizituan dhe u trajnuan në këtë vend, një proces që vazhdon edhe sot në mënyrë institucionale ose private.

Si rezultat, shumë zhvillime dhe inovacione janë bërë të pranishme në vendin tonë, e të tilla janë:

  1. Sistemi i ujitjes me pika dhe plehrim te lengshem;
  2. Prezantimi dhe perdorimi i disa lloje të farërave të perimeve me kapacitet te larte prodhimi biologjik si dhe qendrueshmeri te larte ndaj viruseve e problemeve te tjera te mbrojtjes se bimeve;
  3. Importi dhe prezantimi per perdorim te gjere te inputeve të ndryshme bujqësore si fletët e polietilenit ose plasmasi për serrat, plehrat kimike granulare, te lengshem e kristalore.
  4. Rraca te ndryshme te bagetive te imta me prodhueshmeri te larte te qumeshtit si dele dhe ne dhi, pra ruminante, etj.

Më vonë, në fillim të vitit 2000, me iniciativë të USAID ne Shqiperi e me vone nën kujdesin e Ambasades se Republikes se Izraelit në Tiranë, jane organizuar vizita tregtare me pjesëmarrjen e shume sipërmarrësve shqiptarë në fusha të ndryshme duke vizituar disa nga shërbimet dhe agro-perpunimet në Izrael, si dhe mbështetur Ministria e Bujqesise Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë në Izrael. Nga këto marrëdhënie që kanë çuar më vonë ndikimin në:

  • Sjelljen e ekspertëve në fushën e agrobiznesit për të ndihmuar investitorët shqiptarë;
  • Shkëmbimi i vizitave pjesëmarrëse në Panaire Tregtare;
  • Nxitja e eksporteve nga Izraeli dhe marrëdhëniet tregtare ndërmjet të dy vendeve;
  • Prezantimi dhe sjellja e zhvillimeve të teknologjisë së lartë, veçanërisht në serra;
  • Kryerja dhe promovimi i investimeve izraelite në vendin tonë, etj;

Në vitin 2002, janë prezantuar dhe ndërtuar për herë të parë tre sera (të teknologjisë së lartë) në vendin tonë. Dhe, në një periudhë të shkurtër prej 2 vjetësh, numri i njësive është rritur në më shumë se 32 në të gjithë vendin.

Shqipëria ofron disa avantazhe për investitorët e huaj, veçanërisht nga Izraeli, sepse është një vend i vogël, një portë e hapur dhe më afër tregut Evropian, në një kryqëzim në Detin Mesdhe, që konsiderohet si “autostradat” kryesore shkëmbimin e mallrave në botë dhe, është një vend nën proces zhvillimi ku sigurisht që bujqësia do të ketë një rol të rëndësishëm në vitet e ardhshme.

Ka sipërmarrës të shumtë në fushën e bujqësisë që punojnë me Izraelin, ku mund të përmendim;

“AGROBLEND” sh.pk që luan një rol kryesor në treg, duke filluar nga tregtimi i një shumëllojshmërie të gjerë të inputeve bujqësore, siç janë plehrat, pesticidet, farat, fidanët e perimeve, fletët e polietilenit, pompat me spërkatje, sistemet e ujitjes me pika, etj. është një nga kompanitë e para në prodhimin industrial të fidanëve të perimeve ku për herë të parë në Shqipëri prezantohen fidanë dhe varietete që prodhohen në Serrë Izraelite të Teknologjisë së Lartë që zotëron kompania.

“AEI” sh.pk në Lushnje që është importuesi më i madh nga Izraeli veçanërisht për lloje të ndryshme të plehrave kimike, plasmasit te specializuar per sera me prodhueshmeri te larte, farërave etj ekskluzivisht nga Izraeli.

“AGROKONI” sh.pk qe merret me të gjitha aktivitetet bujqesore dhe inputet bujqesore si dhe tregtimin ne tregjet e vendit me shumicë për fruta dhe perime si dhe për eksport. Produktet e saj dallohen për cilësinë e tyre në tregun shqiptar. Kompania ka bashkëpunim të mirë me ndërmarrjet izraelite dhe është importuesi kryesor i farërave dhe materialeve të tjera (inputeve) për sektorin e bujqësisë.

Në rrethin e Lushnjes dhe zonën e Divjakës ndodhen disa kompani të tjera që kryejnë të njëjtat funksione si sipërmarrjet. Nisma të vogla gjithashtu janë parë në fushën e lulëzimit në zona pranë Tiranës etj.

Për më shumë se 5 vjet investitorët izraelitë janë të interesuar dhe filluan të punojnë në Shqipëri veçanërisht në sektorin e akuakulturës dhe bujqësisë. Ata kanë bërë ndërmarrje të përbashkëta me shqiptarët dhe kanë përdorur kapitalin e tyre për zgjerimin e biznesit.

Për të ardhmen, roli i ndihmës izraelite të Bujqësisë do të jetë vendimtar për zhvillimin e sektorit shqiptar.

Sera e fundit tek Firma Danish Green Garden prodhuarr nga P.MAROM

Amit Levin, bashkepronari i AMBIENT

Ekspert Izraelit per krasitjen e qershive ne Korce

Serat e Thumanes

 

Ambasadorja Peleg: Edi Rama, mik i madh i Izraelit!

Kryediplomatja izraelite në Tiranë reagon pas fjalimit të kreut të qeverisë shqiptare në seancën plenare të OKB-së.

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023