Shkencëtarët izraelitë eksperimentojnë përdorimin e arit kundër kancerit

Teknologjia bazohet mbi përdorimin e medikamenteve vetëm mbi indet e sëmura, duke përdorur grimca drite dhe ari

3D render of gold nanoparticle-mediated hyperthermia of cancer cells induced by visible. or near infrared laser

Shkencëtarët dhe studiuesit izraelitë janë në ballë të studimeve të trajtimeve të reja të kancerit. Nga hulumtuesit në Fakultetin e Mjekësisë “Sackler” të Universiteti të Tel Avivit, vjen eksperimentimi i një teknologjie të rëndësishëm që bazohet mbi përdorimin e medikamenteve vetëm mbi indet e sëmura, duke përdorur grimca drite dhe ari, të cilat mund të përdoren për të bërë më të efektshme trajtimet e kancerit.

Studiuesit kryesisht kanë për qëllim luftimin e kancerit të kokës dhe qafës, ato që prekin gojën, hundën ose fytin dhe kryesisht shkaktohen nga përdorimi i alkoolit dhe duhanit.

“Një nga problemet kryesore në trajtimin e këtyre tumoreve është rezistenca e tyre ndaj radioterapisë tradicionale. Rreth 40% e pacientëve vdesin, madje edhe pas marrjes së trajtimit agresiv”, tha për gazetën “Times of Israel”, Aron Popovtzer, profesor i onkologjisë në Fakultetin Mjekësor “Sackler”, i cili udhëhoqi studimin.

Qëllimi kryesor i studimit është të zhvillojë një mënyrë për të kapërcyer këtë rezistencë duke rritur sasinë e rrezatimit që mund të absorbohet nga tumori.

“Nga studimet e mëparshme ne e dinim se ari ndihmon në rritjen e intensitetit të rrezatimit të absorbuar nga tumoret. Por nëse futni grimca ari në një person, ai mund të shkojë kudo. Zgjidhja ishte që ari të depozitohej drejtpërdrejt në tumore”, i tha “Times of Israel”, profesor Popovtzer.

Hulumtuesit pastaj u përpoqën të lidhnin grimca të vogla të ari – nanogrimcat që mund të blihen komercialisht – tek një ilaç që zakonisht përdoret për të trajtuar tumoret, cetuximab. Ndërsa ilaçi synon tumoret, duke i zvogëluar ato, ai gjithashtu depoziton mbetje ari në tumor.

Gjatë testit kryer në minj, studiuesit kanë vënë në dukje se prania e arit në tumor përmirëson efektin e rrezatimit dhe gjithashtu nuk është gjetur ndonjë efekt negativ nga përdorimi i arit në mëlçi ose veshka.

Ekipi i studiuesve tani po planifikon të përdorë rezultatet e mira të fituara me eksperimentimin njerëzor.

Në studimi mbi zbatimin e nanogrimcave të arit kundër kanceri, morën pjesë edhe kërkuesit nga Qendra Davidoff e Rabin Medical Center, nga Fakulteti i Inxhinierisë dhe Instituti i Nanoteknologjisë dhe materialeve të avancuara të Universitetit Bar Ilan në Ramat Gan.

 

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023

Shqipëri

Mazniku pret ministrin izraelit: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku pret ministrin e Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023