Albert Abazi: Shqiptarët dhe hebrenjtë në Berat, miqësi mes dy kombeve fisnikë

Gjatë Luftës së Dytë Botërore në qytetin e Beratit u vendosën gjatë luftës 20 familje hebreje të identifikuara


Populli shqiptar njihet si më toleranti, me mikpritësi, më i respektuari me mbrojtësi, më besniku, më i dashuri për popujt e tjerë. Cilësitë e rralla të një kombi dhe popullit fisnik i njeh gjithë bota. Popujt e tjerë qoftë fqinjët tanë në Ballkan ia kthejnë me të njëjtën dashuri, respekt apo ndjenjë për popullin shqiptar. Shpirtin e ndjeshëm, zemrën e madhe na jep historiani i aposionuar beratas, Asllan Sulo për popullsinë hebreje që jetoi dhe punoi në Berat.

Beratasit dhe hebrejtë ruanin te njeri-tjetri dy dashuri të njëjta që sollën harmoninë. Dëshmohet se nga fundi i vitit 1942 në Berat filluan të vinin familje hebreje. Familja hebreje e Jakov David Asherit u vendos në familjen e qytetarit, Isuf Qolja me deshirën dhe mikpritjen e tij. Ishte e përbëre nga 5 veta. I zoti i shtëpisë i mban mend të gjithë, kujton djalin e Davidit të kryefamiljarit hebre dhe me radhë të gjithë antarët e familjes, të ditur e të kulturuar që rrezatonin mirësi.

Kishin ardhur nga Prishtina, siç duket nga frika e okupacionit gjerman që po vinte nga jugu i Evropës. Familje të tjera hebreje, që erdhën në Berat u strehuan tek Qani Civeja, Sulo Droboniku, Gani Telegrafi, Vehxhi Buharaja, Asaf Xhufi, Avdulla Zaganjori, Hiqmet Cipi, të gjithë qytetarë të lagjes së Re dhe Murat Celebi. Është për t’u theksuar se të gjitha familjet e nderuara në të gjithë Beratin për dashuri, respekt, edukatë, atdhetari janë të besimit musliman dhe të njohura për bashkëjetesën shembullore midis tre feve. Ja që ata bashkëjetesën e shtrinë në emër të Kuranit edhe me hebrejtë. Çfarë vitaliteti për një popull vigan dhe liberator. Si mos të rezatonte cilësi brilante beratasi kur Vehxhi Buharaja është në panteonin e njerëzve më të zgjedhur të letrave shqipe?

Në këto dy lagje u vendosën pjesa më e madhe e familjeve hebreje. Qani Çiveja e lëshoi shtëpinë dy katëshe të re ku ishin 8 dhoma lart e poshtë. Vetë i zoti i shtëpisë zbriti në një palë shtëpi të vogla që i kishte kur hyri në shtëpinë e re. Me familjen e tij të madhe ai u ngushtua shumë në ato dhoma të dikurshme. Djali i xha Qaniut, Shyqyriu që mban mend atë kohë, pohon se në shtëpinë e tij u vendosën 7 familje hebreje.

Mikpritja për familjet hebreje u përsërit në Berat, ashtu si në Prishtinë. Të gjithë shqiptarë janë dhe të njëjtë janë kudo që jetojnë në atdheun e shqiponjave. Uniteti midis tyre u duk në luftën e Kosovës dhe respektit reciprok për shtetin e Izraelit. Kështu del se në të dy lagjet e re dhe Murat Çelebi ishin vendosur 14 familje hebreje. Duke marrë shembull nga këto dy lagje, familje të tjera hebreje u vendosën: 1 familje në lagjen “Mangalem” në shtëpinë e Pali Vruhos, e veja e Vasil Vruhos. Në përbërjen e kësaj hebreje ishte një farmacist, kryefamiljari, një mjek, i vëllai i tij dhe antarë të familjes. Në familjen e Tafur Haznedarit, në lagjen ‘Nevlek’ u vendos familja hebreje tjetër. Në lagjen Uzgur një djalë hebre u vendos në shtëpinë e Llukan Gjikës dhe në shtëpinë e Llask Shollës.

Ja, si nuk ndryshojnë qëndrimet e familjeve muslimane me ato ortodokse. Familjet ortodokse si më sipër njihen në Berat si përkrahëse të Kishës Autoqefale dhe mbështetës të Fan Nolit. Dy familjet e tjera hebreje u vendosën në shtëpitë e Tefik Ruzit dhe vëllezërve Grigor e Peci Shkurti. Rezulton se në qytetin e Beratit u vendosën gjatë luftës 20 familje hebreje të identifikuara. Mundet që familjet e tjera hebreje të jenë strehuar në Berat. Është e qartë se për dokumentacionin, as që bëhet fjalë për hebrejtë, në kushtet e ardhjes së tyre pothuajse ilegalisht dhe provizorisht. Jakovi thoshte shpesh: Ne me beratasit kemi qenë një familje.

Është për t’u vënë në dukje mikpritja, kujdesi që treguan familjet beratase për strehimin dhe mbrojtjen e hebrejve duke marrë mbi vehte rrezikun e madh!

Kur hynë forca gjermane në Berat në nëntor të vitit 1943, pothuajse të gjitha familjet nuk u larguan sepse ndiheshin të sigurt në shtëpitë beratase, asnjë fjalë nuk u nxorr prej tyre. Ishin shqiptarë dhe shqiptari nuk e jep mikun që i ka ardhur në shtëpi dhe i kërkon mbrojtje, besim, nder, miqësi.

Berati ishte mbushur plot me gjermanë. Gjatë 10 mujave që ata qëndruan në qytetin 3.000-vjeçar asnjë hebre nuk u zbulua dhe nuk u prek. Më 12 shtator 1944 forcat gjermane u larguan nga Berati dhe u dislokuan në fushën e aviacionit në Urën e Hasan Beut në Kuçovë. Prej këtej forcat gjermane rrahën me artileri për gjysëm ore Beratin. Duke menduar se zjarri i artilerisë ishte përgatitje për një sulm të forcave të këmbësorisë në qytet, qytetarët në panik lanë qytetin dhe u drejtuan për nga periferia dhe më thellë për t’u mbrojtur. Isuf Qolja me familjen e vet shkoi tek një mik në fshatin Tozhar. Qani Çiveja me familjen e tij shkoi në Palikesht. Të dy këta beratas fisnikë nuk i braktisën familjet hebreje që kishin në shtëpitë e tyre. i morën me vete ato dhe i kthyen bashkë pas një muaji kur forcat gjermane ikën nga Kuçova dhe Ura e Hasan Beut më 18 tetor 1944 duke hedhur në erë këtë të fundit. Edhe familje të tjera beratase nuk i braktisën hebrejtë që kishin strehuar.

Familjet hebreje dalloheshin për urtësinë, korektësinë dhe ndershmërinë. Punuan me djersë. Dikush shiste ndonjë metrazh që kish sjellë, të tjerë si ambulantë shisnin prodhime sheqeri, një tjetër punonte farmacist. Gratë qepnin jorganë dhe merrnin porosi për punë dore që i bënin aq bukur. Një hebre tjetër shiste karrige te një cep i Pazarit të Misirit. Ja ç’tregon Llukan Gjika:

Kur erdhën familjet hebreje në Berat gjatë luftës disa nga kryefamiljarët u morën dhe me aktivitetin për të luftuar e fituar në jetë. Njëri nga këta kishte ndër mend të hapte një gjelltore. Para se ta bënte një gjë të tillë u njoh me furxhinë e lagjes tonë, qëndroi disa ditë në furrin e tij duke vërjetur se çfarë sillnin banorët e lagjes për të pjekur. Më në fund hebreu ndryshoi mendim. I tha furxhiut se nuk e hapte gjelltoren, sepse në Berat punoka tava e mrekullueshme familjare dhe nuk kemi myshterinj!

Familjet hebreje ikën nga Berati pas çlirimit të vendit në fillim të vitit 1945. Mbyllja e Shqipërisë nga diktatori Enver Hoxha, nuk i lejoi familjet beratase të merrnin vesh për fatin e mëtejshëm të familjeve hebreje që u larguan.

Në Muzeun e Holokaustit në Izrael mbi faqen e një guri të madh janë gdhendur dhe emrat e shumë familjeve shqiptare, prej tyre 14 familje janë nga Berati, që kanë strehuar familjet izraelite gjatë Luftës së Dytë Botërore. /Alb-spirit/

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.