I mbijetuar i Holokaustit, arkitekti i shquar hebre që ndërtoi falas memorialin në Tiranë

Stephen Jacobs është i njohur në botën e arkitekturës së Nju Jorkut, për krijimet e tij multimilion dollarëshe.


Stephen Jacobs është i njohur në botën e arkitekturës së Nju Jorkut, për krijimet e tij multimilion dollarëshe, siç është Hotel Gansevoort, unik në llojin e tij, i cili ishte hoteli i parë luksoz në qytetin e modës Meatpacking.

Por kohët e fundit Jacobs përfundoi një projekt shumë më ndryshe.

Për disa vjet ai punoi për të hartuar një memorial të Holokaustit për kryeqytetin e Shqipërisë. Muajin e kaluar është zbuluar në hyrje të Parkut të Madh të Tiranës, memoriali i thjeshtë që përmban tre pllaka guri – në shqip, anglisht dhe hebraisht, që nxjerrin në pah historitë e shqiptarëve që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

81-vjeçari Jacobs, ra dakord që të punojë në memorialin pasi mësoi se Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë që kishte më shumë hebrenj se më parë pas Luftës së Dytë Botërore. Përveç që nuk ua dorëzuan ndonjë hebrenj nazistëve, qindra hebrenj që largoheshin nga vendet e tjera iu ofrua strehim në vendin me shumicë myslimane.

 

Mendova se kjo ishte një histori shumë e rëndësishme që duhej të tregohej“, tha ai.

Motivimi i tij tejkalon dëshirën për të nxjerrë në pah trimërinë e shqiptarëve gjatë luftës. Vetë Jacobs është një i mbijetuar nga Holokausti që kaloi kohë si fëmijë në një kamp përqendrimi nazist.

Për mua kjo nuk ka të bëjë thjesht me projektimin. Kjo është një lloj përvoje personale“, tha ai.

Në qytetin polak të Lodzit, Jacobs dhe familja e tij laike do të shpërnguleshin në Piotrkóë, një qytet që u bë shtëpia e getos së parë të nazistëve. Vendi që strehonte 25,000 njerëz, u likuidua në 1942.

Jakobs dhe familja e tij, konkretisht prindërit e tij, vëllai i madh, gjyshi dhe tre hallat përfundimisht u dërguan në kampe përqendrimi. Meshkujt shkuan në Buchenwald, femrat në Ravensbruck. Ai ishte vetëm 5 vjeç në atë kohë.

Në Buchenwald, Jacobs arriti të mbijetojë përmes fatit dhe ndihmës së një rezistence nëntokësore që funksionoi për të shpëtuar fëmijë. Ai i kaloi ditët e tij në dyqanin e këpucarit, i cili e lejoi të dilte nga kampi, ku rojet me siguri do ta kishin vrarë atë për shkak moshës së re. Më vonë u fsheh në repartin e tuberkulozit të spitalit të kampit, ku babai i tij po punonte rregullisht.

Kam kujtime të qeta”, tha Jakobs. “Kam kujtime që nuk janë kronologjike, veçanërisht javët e fundit sepse kjo ishte një kohë shumë traumatike dhe e rrezikshme, sepse ata po përpiqeshin të ekzekutonin të gjithë kampin.

Mrekullisht e gjithë familja e afërt e Jakobit i mbijetoi luftës, megjithëse gjyshja e tij vdiq menjëherë pasi u çliruan kampet. Familja u nis për në Zvicër, ku ata jetuan për tre vjet. Më 1948 u transferuan në Shtetet e Bashkuara, duke u vendosur në lagjen Washington Heights të New York City.

Jacobs do të bëhej një arkitekt i shquar i Nju Jorkut, duke themeluar firmën e tij dhe duke u bashkuar me gruan e tij me dizanjuesin, Andi Pepper.

Karriera e tij përfundoi dhe ai u kthye përsëri në Buchenwald. Ai u ngarkua që të krijonte një memorial për “kampin e vogël”, ku të burgosurit e rinj, përfshirë Jacobs, qëndruan në kushte brutale.

Jacobs u pajtua me krijimin e saj, por me dy kushte: Ai nuk do të paguhej pasi “këto janë gjëra që nuk i bën për të jetuar“. Memoriali u përurua në 2002, në 57 vjetorin e çlirimit të kampit.

Shqipëria natyrisht ishte më e largët sepse nuk isha atje. Unë nuk dija shumë për Shqipërinë më parë. Unë sigurisht nuk e dija historinë. Buchenwald ishte krejtësisht i ndryshëm, kështu që fillimisht ishte e vështirë“, tha Jacobs.

Jacobs me babain e tij në kampin e perqendrimit ne Buchenwald.

Në dizenjimin e përmendoreve, përparësia e Jacobs ishte që të sigurojë që vizitorët të largohen me një kuptim më të madh të Holokaustit. Ashtu si memoriali i Tiranës, ai në Buchenwald përmban pllaka me informacione rreth kampit dhe vendeve nga ku ishin internuar të burgosurit.

Memorialet e Holokaustit priren të jenë një nga dy ekstremitetet. Ata kanë tendencë të jenë ose memoriali heroik i stilit sovjetik, rezistenca heroike ndaj fashizmit, ose aq plotësisht abstrakte sa që shikuesit laik kanë nevojë për një shpjegim se çfarë po shikon, si shembull memoriali i Peter Eisenman në Berlin.

Gjëja më domethënëse në lidhje me një memorial të Holokaustit, veçanërisht pasi ne po e bëjmë këtë për brezat e ardhshëm, është t’u tregojmë njerëzve saktësisht se çfarë ndodhi këtu“, tha Jacobs.

Vitet e fundit, Jacobs ka dalë në media jo vetëm për punën e tij arkitektonike, por edhe për kritikën e tij të ashpër ndaj Presidentit Donald Trump.

Unë mendoj se këto janë zgjedhjet më të rëndësishme, pasi rezultati do të përcaktojë të ardhmen e këtij vendi.

Jacobs ka mbështetur fushatën presidenciale të senatorit Bernie Sanders dhe tha se ai do të votojë për Joe Biden në nëntor.

Pandemia e koronavirusit e pengoi atë të marrë pjesë në përurimin e memorialit në Tiranë.

Ai tha gjithashtu se e ka falur Gjermaninë për të kaluarën e saj. Këtë e vërtetoi edhe pjesëmarrja e një zyrtari gjerman në përurimin e memorialit të Buchenwald.

Kjo nuk ka të bëjë me faljen, për mua, kjo ka të bëjë me mbylljen. Gjithçka duhet të marrë fund, dhe kjo është arsyeja pse kjo është një gjë e tillë e rëndësishme për mua për të bërë në një nivel personal” tha Jacobs. / JTA

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.