Filozofi David Leon, rabini hebre i Vlorës në shekullin e XV-të

Gazeta e njohur franceze, “L’Univers israélite”, e njohur si “Gazeta e Principeve Konservatore të Judaizmit”, ka botuar, me 20 mars 1914 një shkrim në lidhje me hebrenjtë e Vlorës. Rabini dhe filozofi Messer (Zoti) David Leon (David ben Judah Messer Leon) shërbeu si rabin më Vlorë në shekullin e XV-të.


Gazeta e njohur franceze, “L’Univers israélite”, e njohur si “Gazeta e Principeve Konservatore të Judaizmit”, ka botuar, me 20 mars 1914, në faqen n°11, një shkrim në lidhje me hebrenjtë e Vlorës, të cilin, përkthyesi dhe studiuesi Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

“Shqipëria, kaq në modë tani, kishte të paktën një komunitet hebre në shekullin e XV-të, atë të Vlorës. Rabini dhe filozofi Messer (Zoti) David Leon (David ben Judah Messer Leon) shërbeu si rabin atje me një pagë vjetore prej 70 florinjsh, pak më pak se buxheti vjetor për Princ Vidin.

Hebrenjtë e Vlorës, të cilët ishin të ndarë në portugezë, kastilianë dhe katalanas, nuk munguan të grindeshin me njëri-tjetrin, pa dyshim nën ndikimin e rrethanave. David Messer Leon u rreshtua në krah të hebrenjve portugezë të cilët, tha ai, “janë gjaknxehtë, por nga ana tjetër të bindur, të sinqertë dhe zemërgjerë dhe jo dredharakë dhe mëndjemëdhenj si kastilianët”.

Sot, nuk duket se ka ende hebrenj në Shqipëri. Fatmirësisht, nëse çështja shqiptare do të komplikohej më tej se çështja hebreje!”

 

Burimi: Darsiani.com

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Izrael

Golda Meir, “Zonja e Hekurt” e Izraelit

E vetmja kryeministre femër dhe një nga themelueset e Shtetit të Izraelit

Shqipëri

Ismail Kadare: Pse më zgjoi një interes të veçantë “Hebrenjtë në Shqipëri” i Monika Stafës

Parathënia e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, fitues edhe i “Çmimit të Jerusalemit për Letërsi”

Kosove

“Grand Hotel Belushi”, hoteli me 5 yje më i bukuri në Kosovë!

Eshtë një investim shumë serioz dhe madhështor i vëllezërve Belushi, të mirënjohur për investimet në Austri

OPED

Ismail Kadare: Pse më zgjoi një interes të veçantë “Hebrenjtë në Shqipëri” i Monika Stafës

Parathënia e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, fitues edhe i “Çmimit të Jerusalemit për Letërsi”

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit