Tom Lantosh, kongresmeni amerikano-hebre që i parapriu Shtetit të Kosovës që në vitin 1990

Anëtari i Kongresit Amerikan, Tom Lantosh, e vizitoi Kosovën në qershor 1990 së bashku me Xhozef DioGuardin


Nga Fahri Xharra

Anëtari i Kongresit Amerikan, Tom Lantosh, tha se Kosova do të bëhet shtet i pavarur në të ardhmen shumë të afërt dhe se do të ishte “joreale të pritet” që ajo të mbetet pjesë e Serbisë.

Në bisedimet me gazetarët në Uashington më 22 mars 1990, Lantosh tha se Kosova do të bëhet anëtare e BE-së “pas disa vitesh” dhe hodhi poshtë si joreale idenë e “bashkimit të një entiteti me më shumë se 90 për qind të shqiptarëve në Serbi”.

“Besoj se aleatët evropianë dhe SHBA-të do të kenë një qëndrim të përbashkët dhe se do të shkojnë së bashku në këtë drejtim”, tha Lantosh, i cili disa herë i ka propozuar Kongresit miratimin e një rezolute në mbështetje të pavarësisë së Kosovës.

Kush ishte Tom Lantosh?

Thomas Peter Lantosh (lindur Tamás Péter Lantos; 1 shkurt 1928 – 11 shkurt 2008) ishte një i mbijetuar i Holokaustit dhe politikan amerikan që shërbeu si përfaqësues i SHBA nga Kalifornia nga 1981 deri në vdekjen e tij në 2008. Anëtar i Partisë së Demokratëve, ai e përfaqësoi distriktin e 11-të të kongresit të shtetit deri në vitin 1993 dhe prej atëherë distriktin e 12-të të kongresit, i cili përfshinte dy të tretat veriore të kontesë San Mateo dhe një pjesë të pjesës jugperëndimore të San Franciskos pas rindarjes.

Nderimet e Gjakovës për Tom Lantoshin

1. Sheshi “Tom Lantosh” në Gjakovë

Autoritetet në komunën e Gjakovës i dhanë të mërkurën një sheshi të këtij qyteti emrin e ish-anëtarit të kongresit amerikan Tom Lantosh, në shenjë nderimi për rolin e tij në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Në një akademi solemne në këtë qytet u tha se Tom Lantosh ishte mbështetës i madh i çështjes së Kosovës gjatë viteve më të vështira të saj.

Aty u përkujtua edhe vizita e tij në Gjakovë në maj të vitit 1990, kur ai së bashku me ish ligjvënësin Xhozef DioGuardi ishin ndër të parët zyrtarë amerikanë që vizituan në atë kohë Kosovën. Ajo vizitë, u tha në akademi, nxiti shpresat e mëdha te qytetarët e Kosovës.

2. “Doctor Honoris Causa- Post mortem”

Senati i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim për dhënien e titullit “Doctor Honoris Causa” – Post mortem për ish kongresistin amerikan Thomas Peter ‘Tom’ Lantos, më motivacionin për merita dhe kontribut të jashtëzakonshëm për konsolidimin e paqes dhe promovimin e vlerave njerëzore, për mbështetjen e përhershme në procesin e lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Universiteti i Gjakovës nëpërmjet një komunikate thotë se iu përgjigj pozitivisht iniciativës së filluar nga Shoqata “Miqtë e Amerikës”, që u përkrah edhe prej institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës, Kosovo Jewish Organization, komunitetit hebrenj në Kosovë, organizatave studentore të UGJFA-së dhe shoqërisë civile.

Ceremonia e dhënies së titullit do të organizohet në momentin e përshtatshëm dhe në koordinim me institucionet relevante.
Tom Lantos ishte pjesë e Kongresit amerikan nga viti 1980 deri më 2008 dhe nga viti 2007 ishte kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve si i mbijetuar i Holokaustit. Ishte ndër kongresistët e parë amerikan që e vizitoi Kosovën në një periudhë të vështirë në qershor të vitit 1990. Z. Lantos ndikoi shumë në ngritjen e çështjes së Kosovës tek institucionet më të larta vendimmarrëse në SHBA.

“Është nder dhe privilegj që UGJFA-ja të dekorojë më titullin më të lartë ish-Kongresistin amerikan Tom Lantos, që bëri shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ishte një privilegj i madh edhe për mua, që isha në atë takim me Tom Lantoshin dhe Dioguardin”.


* 16.01.23 Gjakovë

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Fyejti Holokaustin, Izraeli shpall “non grata” presidentin e Brazilit

Kryeministri Benjamin Netanyahu i përshkroi fjalët e presidentit Luiz Inácio Lula da Silva si “të turpshme”.

Shqipëri

Dita Ndërkombëtare e Gruas, ambasadorja Kumbe fjalim në Universitetin e Haifës

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ishte e ftuar të fliste në Universitetin e Haifës në kuadër të Ditës…

Kosove

Ceremoni solemne në Prishtinë, për Ditën Përkujtimore të Holokaustit

Marin pjesë Presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe ambasadorja e Izraelite në Kosovë, Tamar Ziv.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

Shuhet legjenda e diplomacisë amerikane, Henry Kissinger

Vdiq në moshën 100-vjeçare. Kissinger dominoi politikën e jashtme të SHBA në kulmin e Luftës së Ftohtë.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.