Larry Luxner, gazetari izraelit i dashuruar me targat shqiptare: Hebrenjtë janë në borxh me shqiptarët

Në një intervistë për “Ballkan Update”, ai përshkroi përjetimet e udhëtimeve në Shqipëri ndër vite dhe pasionin për targat shqiptare.


Gazetari izraelit Larry Luxner është shumë i apasionuar pas koleksionimit të targave nga vende të ndryshme të botës. Në koleksionin e tij, ka targa që i përkasin Shqipërisë. Në një intervistë për “Ballkan Update”, ai përshkroi përjetimet e udhëtimeve në Shqipëri ndër vite dhe pasionin për targat shqiptare.

Gjatë intervistës me gazetaren Linda Karadaku, ai tregoi se e vizitoi për herë të parë Shqipërinë kur sapo kishte dalë nga komunizmi. “Vizita ime e parë ishte në vitet ’90 kur Shqipëria ishte hapur dhe si një reporter doja të merrja disa targa makinash. U riktheva sërish dhe pata mundësi që të merrja më shumë targa”.

“Shqipëria është një vend normal tashmë. Ishte hera e parë që vija në një vend të tillë dhe tani është thjesht një vend evropian dhe mendoj se njerëzit janë të dashur. Është një nga vendet e mia të preferuara në botë. Izraeli ka qenë një vend i ndaluar në regjimin e Enver hoxhës dhe ka ndryshuar 180 gradë.

Mendoj se Shqipëria është një ndër vendet proizraelite.”, theksoi ai. Mes të tjerash, ai foli dhe për ndihmën e shqiptarëve ndaj hebrenjve teksa u shpreh se nuk hapën vetëm dyert por gjithashtu rrezikuan jetën për ta. “Shqipëria është një vend i vogël, vend miqësor dhe të orientuar nga familja.

Një vend me përqindje të lartë myslimanësh. Ka bërë shumë për hebrenjtë, një ndër vendet në Evropë që ka ndihmuar dhe askush nuk e thotë këtë.”, tha ai duke shtuar më tej: Shqipëria bëri më tepër se të hapte dyert për hebrenjtë. Rrezikuan jetën që të shpëtonin hebrenjtë dhe normalisht ne do ta kujtojmë këtë gjë.”

Forumi Ekonomik Izrael-Shqipëri, ambasadorja Peleg: Mundësi të shkëlqyera bashkëpunimi

Ambasada e Izraelit në Shqipëri në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Institutin e Eksportit të Izraelit…

Izrael

Zbulohet në Izrael monedha e rrallë nga revolta hebreje kundër Romës

Monedhae rrallë 2000-vjeçare u zbulua në shkretëtirën e Judesë

Shqipëri

Ambasadorja Kumbe takim me kryediplomatin maqedonas në Izrael

Vlerësohen marrëdhëniet dhe bashkëpunimin i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kosove

Shkroi poezinë “Kosova”, poetja izraelite Gili Haimovich botohet në Kosovë

Haimovich ishte pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec.

OPED

Shqipëria, një shembull i ndritshëm në Yad Vashem

Me përulje e respekt në nder të 6 milionë hebrenjve dhe komuniteteve të tjera, viktima të nazizmit. 

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rafael prezanton sistemin SkySonic, i projektuar për të rrëzuar raketat hipersonike

SkySonic është i gjithanshëm dhe mund të shkatërrojë të gjitha llojet e raketave hipersonike