Ambasadorja Demiri merr pjesë në Forumin Diplomatik të Dhomave të Tregtisë së Izraelit

Në forum u diskutuan mundësitë që ofron tregu izraelit, në sektorët e ekonomisë, industrisë, shëndetësisë dhe bujqësisë.


Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, me ftesë të Federatës së Dhomave të Tregtisë së Izraelit (FICC), mori pjesë në Forumin Diplomatik të organizuar nga ky institucion.

Presidenti i FICC, z. Uriel Lynn, Ministri i Ekonomisë dhe Industrisë (MEI) të Shtetit të Izraelit, z. Nir Barkat, dhe Zëvendëspresidenti dhe Drejtuesi i Komitetit Ndërkombëtar pranë FICC, z. Amir Shani, mbajtën fjalët hyrëse para ambasadorëve dhe pjesëtarëve të tjerë të korit diplomatik.

Në këtë forum u diskutuan mundësitë që ofron tregu izraelit, pas reformës së importit për prodhuesit e huaj, në sektorët e ekonomisë, industrisë, shëndetësisë dhe bujqësisë.

U fol edhe për tregtinë e jashtme dhe për parashikimet për ekonominë izraelite për vitin 2023.

Postimi i Ambsasadores Ines Demiri

Me ftesë të Federatës së Dhomave të Tregtisë së Izraelit (FICC), pata nderin të marr pjesë në Forumin Diplomatik të organizuar nga ky institucion.

Presidenti i FICC, z. Uriel Lynn, Ministri i Ekonomisë dhe Industrisë (MEI) të Shtetit të Izraelit, z. Nir Barkat, dhe Zëvendëspresidenti dhe Drejtuesi i Komitetit Ndërkombëtar pranë FICC, z. Amir Shani, mbajtën fjalët hyrëse para ambasadorëve dhe pjesëtarëve të tjerë të korit diplomatik.

Në këtë ofrum u diskutuan mundësitë që ofron tregu izraelit, pas reformës së importit për prodhuesit e huaj, në sektorët e ekonomisë, industrisë, shëndetësisë dhe bujqësisë.

U fol edhe për tregtinë e jashtme dhe për parashikimet për ekonominë izraelite për vitin 2023.

Në mesin e folësve ishin edhe z. Inon Elroy, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm dhe Shef i Autoritetit për Bashkëpunim Industrial në MEI të Izraelit, znj. Pnina Oren Shneydor, Shefe për Shërbime Kombëtare të Ushqimit në Ministrinë e Shëndetësisë së Izraelit, znj. Stav Cohen, Këshilltare e Lartë e Drejtorit të Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Izraelit, Prof. Nachman Ash, ish-Drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, z. Zivka Schwimmer, Kryeshef Ekzekutiv i kompanisë “Electra Consumer Products”, z. Ohad Cohen, Komisioner Tregtie, Drejtor i Administratës për Tregti të Jashtme në MEI, znj. Yael Ravia-Zadok, Zëvendësdrejtore e Përgjithshme në Divizionin për Ekonomia në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, dhe Prof. Leonardo Leiderman, Këshilltar kryesor ekonomik pranë “Bank Hapoalim”, njëra prej bankave tregtare më të mëdha në Izrael. 🇽🇰🇮🇱

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Izrael

Golda Meir, “Zonja e Hekurt” e Izraelit

E vetmja kryeministre femër dhe një nga themelueset e Shtetit të Izraelit

Shqipëri

“Lulja e Vlorës” i Dr. Anna Kohen prezantohet në Izrael

Ambasadat e Kosovës dhe Shqipërisë organizojne promovimin e librit te Dr. Anna Kohen, “Lulja e Vlorës: Duke u rritur hebre…

Kosove

“Grand Hotel Belushi”, hoteli me 5 yje më i bukuri në Kosovë!

Eshtë një investim shumë serioz dhe madhështor i vëllezërve Belushi, të mirënjohur për investimet në Austri

OPED

Ismail Kadare: Pse më zgjoi një interes të veçantë “Hebrenjtë në Shqipëri” i Monika Stafës

Parathënia e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, fitues edhe i “Çmimit të Jerusalemit për Letërsi”

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit