Presidenti i World Zionist Organization, Yaakov Hagoel, “Nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë”

Ky është delegacioni i nivelit më të lartë që ka vizituar ndonjëherë Shqipërinë nga Shteti i Izraelit.


Në vijim të konferencës shkencore ndërkombëtare “Shqiptarët dhe hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore”, organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe “Israeli House of Albania”, në kuadër të “Javës së Israelit në Shqipëri”, konferencë ku morën pjesë studiues nga Izraeli, Britania e Madhe, Gjeorgjia, Australia dhe Zvicra, sot në mesditë akad. Skënder Gjinushi, kryetar i ASHSH, priti delegacionin zyrtar të Shtetit të Izraelit, në përbërje të të cilit kishte ministra, deputetë të Knesset-it, kryetarë të organizatave ndërkombëtare dhe të kujtesës historike për Holokaustin (Shoah).

Delegacioni, i kryesuar nga z. Yaakov Hagoel, President i World Zionist Organization, kishte në përbërje edhe zz. Czami Frej, Itzik Shmuel e Omar Bar Tev, ministra; Michel Biton e Hilik Bar (deputetë të Knesset-it) dhe Joel Herzog, president i Aleancës për Izraelin në Zvicër (vëlla i Presidentit të Izraelit Herzog). Ky është delegacioni i nivelit më të lartë që ka vizituar ndonjëherë Shqipërinë nga Shteti i Izraelit.

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet historike midis shqiptarëve dhe hebrenjve, për mbijetesën e tyre të përbashkët gjatë nazifashizmit, për ngjashmëritë në kronologjinë e zhvillimit dhe në cilësi të tjera. Kryetari Gjinushi i njohu miqtë me qendrimin e shqiptarëve ndaj hebrenjve gjatë Holokaustit dhe me rolin e Akademisë së Shkencave për njohjen e kësaj faqeje të historisë së Shoah dhe të antifashizmit në Shqipëri. Gjithashtu u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërakademik dhe ndëruniversitar në vijim.

Nga ana e tyre miqtë nga Izraeli vlerësuan ngrohtësinë e pritjes nga populli shqiptar në histori dhe gjatë dy ditëve të qëndrimit në Tiranë dhe u bënë të njohura ndihmesat e institucioneve shkencore të Izraelit për bërjen të njohur të historisë së hebrenjve në Shqipëri.

Në vlerësim të këtyre ndihmesave juria e ngritur me vendim të Kryesisë i akordoi z. Yaakov Hagoel mirënjohjen “Nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë” me këtë motivacion:

Për ndikimin e tij personal për promovimin dhe ndërkombëtarizimin e qendrimit human të shqiptarëve për pranimin, strehimin dhe marrjen në mbrojtje të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore; për njohjen dhe vlerësimin e kontributit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në dobi të ndriçimit të historisë së Shoah; për meritat e tij të veçanta në veprimtarinë e vijueshme profilaktike ndaj krimeve kolektive për shkak të urrejtjes racore, etnike, fetare dhe kulturore; që me autoritetin e tij personal si një prej figurave më me ndikim në Botë në krye të institucioneve dhe organizatave më prestigjioze që ka drejtuar e drejton ka kontribuuar për evidencimin e përmasave të Holokaustit shkaktuar nga Anti-Semitizmi.

Z.Yaakov Hagoel, President i World Zionist Organization, la një shënim në hebraisht në “Librin e Artë” të Akademisë së Shkencave.

Akad. Skënder Gjinushi, kryetar i ASHSH, priti delegacionin zyrtar të Shtetit të Izraelit në Akademinë e Shkencave të…

Posted by Akademia e Shkencave e Shqipërisë/Academy of Sciences of Albania on Thursday, January 26, 2023

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Izrael

Nimrod Yaron: Besojmë fuqishëm në potencialin e bashkëpunimit të biznesit midis Izraelit dhe Shqipërisë

Nimrod Yaron & Co ishte sponsor i "TIRANA - TEL AVIV TECH WEEK", zhvilluar për herë të parë në Shqipëri

Shqipëri

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kosove

Bashkëpunim i Izraelit me sektorin e bujqësisë në Kosovë

Ministri i Bujqesise i Kosovës, Faton Peci, takim në Izrael me homologun Avi Dichter

OPED

Dita e Kujtesës dhe gabimet e kujtesës

Dalëngadalë, kjo histori është kthyer në një “mit”, që ka depërtuar në kujtesën kolektive të popullit shqiptar, në të gjitha…

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit