Dita e Holokaustit, Meta: Krenar për popullin tonë!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përkujtuar viktimat e Holokaustit, ku Gjermania naziste ekzekutoi rreth 6 milionë hebrenj.


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përkujtuar viktimat e Holokaustit, ku Gjermania naziste ekzekutoi rreth 6 milionë hebrenj.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka shkruar se ndihet krenar për popullin tonë, që në periudhën më të errët të njerëzimit, Shqipëria ka mirëpritur dhe mbrojtur mijëra hebrenj, duke mos dorëzuar asnjë te pushtuesit.

Postimi i Metës

Në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës, përkujtojmë me nderim miliona viktima të pafajshme të mizorisë së pashpirt të Holokaustit, në mënyrë që antisemitizmi, mungesa e tolerancës dhe bashkëjetesës, si dhe dhunimi i lirive e të drejtave të njeriut, të mos përsëriten kurrë më.

Krenar për popullin tonë, që në periudhën më të errët të njerëzimit, mirëpriti dhe mbrojti mijëra hebrenj të larguar nga vendet e tjera, duke mos dorëzuar asnjë te pushtuesit, përkundrazi numri i tyre gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore u rrit disa herë më shumë nga ç’ishte para fillimit të saj.

#WeRemember #NeverAgain

Në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës, përkujtojmë me nderim miliona viktima të pafajshme të mizorisë së pashpirt të…

Posted by Ilir Meta on Friday, January 27, 2023

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Izrael

Nimrod Yaron: Besojmë fuqishëm në potencialin e bashkëpunimit të biznesit midis Izraelit dhe Shqipërisë

Nimrod Yaron & Co ishte sponsor i "TIRANA - TEL AVIV TECH WEEK", zhvilluar për herë të parë në Shqipëri

Shqipëri

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kosove

Bashkëpunim i Izraelit me sektorin e bujqësisë në Kosovë

Ministri i Bujqesise i Kosovës, Faton Peci, takim në Izrael me homologun Avi Dichter

OPED

Dita e Kujtesës dhe gabimet e kujtesës

Dalëngadalë, kjo histori është kthyer në një “mit”, që ka depërtuar në kujtesën kolektive të popullit shqiptar, në të gjitha…

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit