Shpëtimi i hebrenjve, Kolë Bibë Mirakaj vs. Oskar Schindler

Ministri i Brendshëm, Kole Bibë Mirakaj, gjatë pushtimit italian nxorri urdhërin për të pajisur hebrenjtë me pasaportë shqiptare.


Nga Saimir Z. Kadiu

27 janar. Dita Nderkombetare e Kujteses per Holokaustin.

E kemi ndjekur me shume dhimbje dhe emocion filmin e madh “ Lista e Schindlerit” te regjizorit te njohur amerikan me origjine hebreje Steven Spillberg qe evokon ndihmen e nje industrialist gjerman, anetar i partise naziste per shpetimin e 1200 hebrenjve gjate luftes se dyte boterore.

Oskar Schindler

 

Pas viteve 90’ eshte shkruar me ne fund edhe per mbrojtjen qe populli shqiptar u dha hebrenjve residente ne Shqiperi po edhe atyre qe hyne transit ne Shqiperi duke e bere vendin tone nje nga vendet e pakta qe ndihmoi popullin hebre.

Por per aresye te tjera me se shumti ideologjike por edhe nje verberie ndaj dokumentave historike nuk permenden edhe funksionaret e atehershem shqiptare qe kontribuan per shpetimin e mijra hebrenjve ne territorin shqiptar.

Dhe ndoshta me i rendesishmi midis tyre eshte Kole Bibe Mirakaj, Minister i Brendshem gjate okupacionit Italian (per 4 muaj deri ne ardhjen e gjermaneve ne shtator 1943), i cili nxorri urdherin për të pajisur me pasaportë shqiptare hebrenjtë që ndodheshin në Shqipëri në vitin 1943.
Një urdhër i tij i datës 31 gusht të vitit 1943, detyronte pajisjen me pasaporta shqiptare për të gjithë hebrenjtë që ndodheshin në territorin e vendit tonë në atë kohë. Përmes pasaportave shqiptare ata mund të udhëtonin jashte Shqiperise.

Per me teper ai refuzoi edhe shumën e parave që hebrenjtë kishin vendosur t’i jepnin atij si shpërblim, për kohën kur shpëtoi 2000 prej tyre nga nazistët gjermanë.

Por kombi hebre shquhet per nje kujtese te forte.

Kolë Bibë Mirakaj

 

Në kohen qe Kolë Bibë Mirakaj ishte në mërgim në Romë, hebrenjtë që jetonin në Romë e njohën ministrin që iu kishte shpëtuar jetën dhe vazhduan këmbënguljen për ta ndihmuar atë si shenjë mirënjohje për ndihmën që u kishte dhënë. Ishte koha, kur Kolë Biba kishte tre vjet që po jetonte me ndihmë bamirëse të një kuvendi françeskan. Megjithatë, ai e refuzoi sërish shumën e parave që i ofruan hebrenjtë e Italisë.
“Hebrenjtë në Romë i dhuruan dy shkopinj me pjesë qelibari si shenjë kujtimi të mirënjohjes së tyre të paharrueshme. Një shkop ishte i zi e tjetri bojë kafe.

E njejta gje ka ndodhur edhe me Oscar Shindler…

Ai ka vdekur me 9 tetor 1974 dhe eshte varrosur ne Jeruzalem ne Malin Zion. Ai eshte i vetmi anetar i partise naziste qe eshte nderuar ne menyre te tille.

Por per fisnikun shqiptar, qe ka vdekur ne vitin 1968 ne New York dhe ka shpetuar 2000 hebrenj, nuk eshte shkruar asnje fjale dhe ende ai nuk ka marre asnje dekorate apo mirenjohje zyrtare.

Kontributi i qeverive shqiptare pas 1944 per kete aspekt ka qene qartesisht negativ dhe injorues.

Per me teper familja dhe te afermit e “kuislingut” pro hebre vuajten formen me te nxehte te kalvarit komunist.

Mburremi qe kemi shpetuar hebrenjte por injorojme dirigjentin e ketij shpetimi… thjeshte sepse e kemi perkufizuar kuisling dhe na shqetesohen… veteranet.

Si gjithmone mirenjohjen e dergojme ne drejtim te paditur….

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Izrael

Nimrod Yaron: Besojmë fuqishëm në potencialin e bashkëpunimit të biznesit midis Izraelit dhe Shqipërisë

Nimrod Yaron & Co ishte sponsor i "TIRANA - TEL AVIV TECH WEEK", zhvilluar për herë të parë në Shqipëri

Shqipëri

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kosove

Bashkëpunim i Izraelit me sektorin e bujqësisë në Kosovë

Ministri i Bujqesise i Kosovës, Faton Peci, takim në Izrael me homologun Avi Dichter

OPED

Dita e Kujtesës dhe gabimet e kujtesës

Dalëngadalë, kjo histori është kthyer në një “mit”, që ka depërtuar në kujtesën kolektive të popullit shqiptar, në të gjitha…

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit