Hagoel letër Kolleshit: Dua të punoj me “Israel House Albania” për të mirën e Izraelit dhe popullit hebre

Kryetari i Organizatës Sioniste Botërore, Yaakov Hagoel, letër falenderimi Presidentit të “Israeli House Albania”, Indrit Kolleshi

Kryetari i Organizatës Sioniste Botërore, Yaakov Hagoel, i ka dërguar një letër falenderimit Presidentit të “Israeli House Albania”, Indrit Kolleshi, ku thekson pritjen e ngrohtë gjatë vizitës sonë në Shqipëri.

“E vlerësoj mirësinë tuaj dhe dëshiroj të punoj me ju për të mirën e Izraelit dhe popullit hebre”, shkruan Hagoel në letrën e tij.

“Israeli House Albania” solli në Shqipëri delegacionin më të lartë të ardhur nga Shteti i Izraelit, në përbërje të cilit ishin ministrja të Qeverisë Netayahu, deputetë të Knesset, ish-nënkryetari i Knesset, Hilik, si dhe Yaakov Hagoel, Kryetar i Organizatës Sioniste Botërore.

“Israeli House Albania” organizoi dhe mbështeti aktivitet të shumta me rastin e Ditës së Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, duke organizuar konferencën shkencore ndërkombëtare ne Akadaminë e Shkencave, Koncertin e Madh në Teatrin e Operas, ceremonialin në Memorialin e Tiranës, aktivitetin në Ministrinë e Jashtme, etj.

Yaakov Hagoel, Kryetar i Organizatës Sioniste Botërore, e ftoi presidentin e Israel House Albania, për të vizituar zyrën qendrore në Jeruzalem.

LETRA E PLOTË

ORGANIZATA SIONISTE BOTËRORE

Yaakov Hagoel
Kryetar i Organizatës Sioniste Botërore

Jeruzalem, 8 shkurt 2023

I dashur Z. Kolleshi,

Faleminderit për pritjen e ngrohtë gjatë vizitës sonë në Shqipëri. Ishte një kënaqësi takimi me ju gjatë qëndrimit tonë.

E vlerësoj mirësinë tuaj dhe dëshiroj të punoj me ju për të mirën e Izraelit dhe popullit hebre.

Do të ishte kënaqësia ime t’ju takoja gjatë vizitës suaj të ardhshme në Izrael në zyrën tonë në Jeruzalem.

Faleminderit.

Sinqerisht,
Yaakov Hagoel
Kryetar i World Zionist Organization