“Israeli House of Albania”, shtëpia ku promovohet roli i shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit

“Israeli House of Albania” ka skeduar thuajse të gjitha familjet që kanë strehuar dhe shpëtuar hebrenjtë.


“Israeli House of Albania”, si e vetmja organizatë kushtuar promovimit të rolit të shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit të tmerrshëm gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka hartuar një plan të detajuar për promovimin e tyre. “Final Solution” (Zgjidhja finale) e hartuar nga nazistët iu mori jetën rreth 6 milionë hebrenjve në mbarë Europën, por ndryshe nga vendet e tjera, Shqipëria, jo vetëm që shpëtoi hebrenjtë që banonin prej dekadash në vend, por dhe disa mijëra hebrenj të ardhur kryesisht Europa Juglindore, por dhe nga Gjermania dhe Austria.

Indrit Kolleshi, President i Israeli House Albania

 

“Israeli House of Albania” ka skeduar thuajse të gjitha familjet që kanë strehuar dhe shpëtuar hebrenjtë, në Tiranë, Vlorë, Kavajë, Elbasan, Krujë, Shkodër, Berat, apo dhe në shumë fshatra. 75 familje janë nderuar nga Shteti i Izraelit dhe Muzeu i Holokaustit “Yad Vashem” me çertifikatë mirënjohje dhe 75 pemë janë mbjellë në kopshtin e muzeut në nderim të tyre.

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, gjatë një aktiviteti të organizuar nga Israeli House Albania

 

Nëse para Luftës së Dytë Botërore ishin rreth 200 hebrenj, në mbarim të saj numëroheshin mbi 3 mijë, që të gjithë të shpëtuar.

“27 janari është një ditë përkujtimi me synim të dyfishtë. Nga njëra anë, si data e përkujtimit zyrtar të 6 milionë viktimave të Holokaustit dhe nga ana tjetër, si një moment për të reflektuar dhe për të ecur përpara, duke lënë pas çdo formë anti-semitizmi apo tentativë për mohimin e këtij fakti historik”, thuhej në mesazhin e Presidentit të Republikës, Bajram Begajt, drejtuar Kuvendit të Shqipërisë.

Lufta kundër Antisemitizmit është në fokusin e përditshëm të “Israeli House of Albania”, duke e luftuar atë përmes medias online të saj në internet, www.alhouseisrael.org, “Shtëpia e Izraelit”.

“I paharruar përjetë kujtimi i viktimave të Holokaustit! Dita e Ndërkombëtare e Holokaustit për reagimin ndaj të cilit Shqipëria ka vendin e nderit në historinë e Luftës së Dytë Botërore”, shkruajti Kryeministri Edi Rama me rastin e Ditës së Holokaustit.

 

“Israeli House of Albania” në bashkëpunim edhe me institucione, të tilla si Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, ku ndodhet edhe një arkivë e madhe e dokumenteve autotentike të pranisë së hebrenjve në Shqipëri, urdhrave të ndryshme dhënë nga qeveritë e kohës për pajisjen me dokumente të falsifikuara identifikimi, për t’i shpëtuar ndjekjes nga nazistët, apo me Arkivin e Ministrisë së Jashtme dhe Muzeun Historik Kombëtar, po promovon rolin e Shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve.

“Shqiptarët dhe hebrenjtë kanë pasur fat të ngjashëm në histori”, tha Akademiku Prof.Dr. Shaban Sinani, gjatë kumtesës së tij në Konferencës Ndërkombtare kushtuar 31-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shtetit të Izraelit, organizuar nga “Israeli House of Albania”.

“Israeli House of Albania” mban kontakte të rregullta me komunitetin shqiptar në Izrael, duke u informuar dhe promovuar arritjet e tyre dhe ftuar në aktivitete të rëndësishme që ajo organizon.

Felicita Jakoel, kryetarja e Shoqatës së Miqësisë Izrael-Shqipëri, erdhi nga Jeruzalemi për ta prezantuar librin e shkruar nga babai i saj, Josef Jakoel, të titulluar “Izraelitët në Shqipëri”, në Konferencën Ndërkombëtare të organizuar nga “Israeli House of Albania” në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Ky shkrim është marrë nga faqja zyrtare e Israeli House Albania

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.