Rama: Muzeu “Besa”, vitrina e historisë së lavdishme të shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri

Do të shërbejë si një hapësirë e kulturës, e traditës dhe e artit dhe e librit hebraik. Kemi nisur bisedimet me qeverinë e Izraelit


Ditën e sotme u shpall konkursi për muzeun “Besa”, i cil do t’i kushtohet historisë së shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kryeministri Edi Rama tha se ky muze nuk do të ekspozojë vetëm imazhe filmike por do të jetë një destinacion për të gjithë atë që duan të informohen më shumë mbi këtë çështje.

“Nëse në rastin e Vlorës, kemi një muze të hebrenjve. Këtu kemi ambicien që të shkojmë përtej. Të kemi një vepër arkitektonike të kombinuar mes kësaj shtëpie tradicionale, një monument kulture në rrezik dhe një hapësire moderne që do ta konceptojnë arkitektët.

Që do të shërbejë si një hapësirë e kulturës, e traditës dhe e artit dhe e librit hebraik për të cilën kemi nisur bisedimet me qeverinë e Izraelit. Një destinacion i ri në qytet për ata që duan të njihen me këtë faqe të lavdishme të historisë së shqiptarëve por edhe për të rinjtë dhe punëtorët e mendjes në të gjitha fushat që kanë dëshirë të njihen nga afër me zhvillimet e historisë së shtetit të Izraelit.

Shtëpia me sekretet të historisë së shpëtimit të hebrenjve është qendra e këtij projekti dhe ku na krijohet mundësia që të dokumentojnë dhe arkivojmë, të kemi një punë të mirëfilltë shkencore që nuk nis me muzeun por ka nisur prej kohësh dhe mund të përmend me mirënjohje profesor Shaban Sinanin, shumë i përkushtuar i kësaj historie, autor i disa veprave me shumë rëndësi por edhe të tjerë që janë të lidhur në akademinë tonë të shkencave”, tha Kryeministi Rama.

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Izrael

Nimrod Yaron: Besojmë fuqishëm në potencialin e bashkëpunimit të biznesit midis Izraelit dhe Shqipërisë

Nimrod Yaron & Co ishte sponsor i "TIRANA - TEL AVIV TECH WEEK", zhvilluar për herë të parë në Shqipëri

Shqipëri

Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, merr pjesë në darkën e Iftarit

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kosove

Bashkëpunim i Izraelit me sektorin e bujqësisë në Kosovë

Ministri i Bujqesise i Kosovës, Faton Peci, takim në Izrael me homologun Avi Dichter

OPED

Dita e Kujtesës dhe gabimet e kujtesës

Dalëngadalë, kjo histori është kthyer në një “mit”, që ka depërtuar në kujtesën kolektive të popullit shqiptar, në të gjitha…

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit