
Bashkëpunim i Izraelit me sektorin e bujqësisë në Kosovë
Ministri i Bujqesise i Kosovës, Faton Peci, takim në Izrael me homologun Avi Dichter

Ministri i Bujqesise, Pylltarise dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Faton Peci, zhvilloi një vizitë zyrtare në Izrael, ku u takua me homologun e tij, Avi Dichter, Ministër i Bujqësisë i Shtetit të Izraelit, njëherit ish zv. Ministër i Sigurisë së Brendshme dhe Drejtor i Shin Bet (Shërbimet e Përgjithshme të Sigurisë).
Palët bashkëbiseduan rreth sfidave dhe mundësive për sektorin e bujqësisë në Kosovë, rreth sigurisë ushqimore e politikave të sigurimit të ushqimit.
Të pranishëm në takim ishin edhe dy ambasadorete e vendeve respektive, Ines Demiri dhe Tamar Ziv.
Postimi Ministrit te Bujqesise, Pylltarise dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci
🇽🇰🤝🇮🇱
🤝Takim brilant me iniciativa konkrete me homologun Avi Dichter, Ministër i Bujqësisë i Shtetit të Izraelit, njëherit ish zv. Ministër i Sigurisë së Brendshme dhe Drejtor i Shin Bet (Shërbimet e Përgjithshme të Sigurisë).
🌽Bashkëbiseduam rreth sfidave dhe mundësive për sektorin e bujqësisë në Kosovë, rreth sigurisë ushqimore e politikave të sigurimit të ushqimit.
🍇Njëherit u dakorduam për nxitje të projekteve të përbashkëta, me theks të veçantë përfitimin e ekspertizës së Izraelit në avancimin e teknologjisë në bujqësi e konkretisht në sistem të ujitjes e dixhitalizim.
🇽🇰🇮🇱 Dy vjet pas vendosjes së marredhënieve diplomatike mes shteteve tona, përmes këtij takimi, u pajtuam që edhe më tutje ta thellojmë këtë miqësi mes vendeve tona.
☀️Falënderova Ministrin Dichter për gatishmërinë e shprehur që në një të ardhme të afërt të konkretizojmë dakordësimet e rrjedhura nga ky takim si dhe i shpreha konsideratën time më të lartë, duke e ftuar që ta vizitojë Kosovën dhe ta shohë më nga afër potencialin zhvillimor bujqësor.
🇽🇰🤝🇮🇱
🤝Takim brilant me iniciativa konkrete me homologun Avi Dichter, Ministër i Bujqësisë i Shtetit të Izraelit,…
Posted by Faton Peci on Thursday, March 23, 2023