“GRAND by Doncafe” – destinacioni i ri i mikpritjes në Pejë!

Bar-Restoranti Lounge – “GRAND by Doncafe” – është investimi më i ri i kompanisë TDM GLOBAL LLC.


Nga Dash Frashëri

Peja është shndërruar prej disa dekadash një nga destinacionet turistike më të frekuentuara, për shtetasit e Kosovës, bashkëkombasit e Shqipërisë dhe turistët e huaj, thuajse nga e gjithë bota.

Me një vendndodhje strategjike midis tre shteteve: Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, Peja, e traditave të bukura dhe e mikpritjes, ka një rrjet biznesesh nga më elitaret në Kosovë dhe me eksporte ndërkombëtare.

Investimet cilësore në rrjetin e shërbimeve të kafeterive dhe restoranteve i kanë dhënë Pejës një emër shumë të mirë, për të cilën kanë shkruar edhe mediat më të mëdha ndërkombëtare.

Bar-Restoranti Lounge – “GRAND by Doncafe” – është investimi më i ri i kompanisë TDM GLOBAL LLC., i përuruar më 8 gusht 2023 dhe që qysh në dy ditët e tij të para ka tërhequr vëmendjen e pejanëve, por dhe vizitorëve.

Bëhet fjalë për ish-motelin e dikurshëm që quhej “Dardania”, – i cili kishte dalë jashtë funksionit në vitet pas mbarimit të luftës në Kosovë.

Ky objekt është revitalizuar pas më shumë se 23 vitesh dhe tashmë i është dhënë funksioni i një bar-kafeje.

Ceremonia e përurimit ishtë mbresëlënëse. Disa nga emrat më të njohur të biznesit kosovar ishin të pranishëm, për të ndarë kënaqësinë me investitorët.

Shiritin e momentit historik të nisjes së aktivitetit “GRAND by Doncafe” e presin Edmond Sedefi (drejtor operativ ne TDM GLOBAL) dhe Berat Kurtaj (drejtor menaxhues i kafeterive dhe restoraneve të TDM GLOBAL).

Muzika e performuar e shumëfishon kënaqësinë!

Mbrëmja e ngrohtë në Pejën e bukur është e gjitha, për t’u shijuar te “GRAND by Doncafe”!

Forumi Ekonomik Izrael-Shqipëri, ambasadorja Peleg: Mundësi të shkëlqyera bashkëpunimi

Ambasada e Izraelit në Shqipëri në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Institutin e Eksportit të Izraelit…

Izrael

Zbulohet në Izrael monedha e rrallë nga revolta hebreje kundër Romës

Monedhae rrallë 2000-vjeçare u zbulua në shkretëtirën e Judesë

Shqipëri

Ambasadorja Kumbe takim me kryediplomatin maqedonas në Izrael

Vlerësohen marrëdhëniet dhe bashkëpunimin i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kosove

Shkroi poezinë “Kosova”, poetja izraelite Gili Haimovich botohet në Kosovë

Haimovich ishte pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec.

OPED

Shqipëria, një shembull i ndritshëm në Yad Vashem

Me përulje e respekt në nder të 6 milionë hebrenjve dhe komuniteteve të tjera, viktima të nazizmit. 

Bota

Blinken dënon aktin terrorist palestinez pranë një sinagoge

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti sot në Tel Aviv në një kohë kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve…

Spyzone

Rafael prezanton sistemin SkySonic, i projektuar për të rrëzuar raketat hipersonike

SkySonic është i gjithanshëm dhe mund të shkatërrojë të gjitha llojet e raketave hipersonike