Si u mor vendimi për hapjen e Ambasadës Izraelite në Shqipëri në 2012!

David Cohen është ambasadori i parë rezident i Izraelit në Shqipëri, nga 2012-2015.


Nga David Cohen,
ambasadori i parë rezident i Izraelit në Shqipëri

Pasi mbarova detyrën time si Ambasador i Izraelit në Kili në 2009, u emërova si Ambasador jorezident në tre vende: Bosnjë Hercegovinë, Maqedoni dhe Shqipëri.

Zyra ime kryesore ishte në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Jeruzalem.

Çdo muaj udhëtoja në një vend për një javë, për të rritur bashkëpunimin në të gjitha fushat.

Në 2011, Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Avigdor Liberman, vizitoi Shqipërinë dhe ai u prit shumë ngrohtësisht nga Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. Në një ditë Berisha u takua me Liberman, katër herë në ngjarje të ndryshme. Kryeministri Berisha i përsëriti shumë herë gjatë vizitës Libermanit, se Shqipëria është shumë miqësore me Izraelin.

Përurimi i Ambasadës së Izraelit në Shqipëri nga ana e Ministrit të Jashtëm, Avigdor Liberman dhe ambasadorit David Cohen.

 

Pas disa muajsh Berisha kishte planifikuar të vizitonte Izraelin.

Disa ditë para vizitës së tij, i thashë ministrit Liberman se, ne duhet të kthejmë vizitën e ngrohtë që bëmë në Tiranë. “Atë që sugjeroni ambasador Cohen”, më pyeti dhe unë iu përgjigja se, dëshira e parë diplomatike e Shqipërisë ishte që, sa më shumë vende ta njohin Kosovën si vend të pavarur.

Vendosja e Mezuzah në derën e Ambasadës së Izraelit në Shqipëri nga ana e Ministrit të Jashtëm, Avigdor Liberman

 

Ministri nuk u përgjigj dhe unë menjëherë kuptova se, kjo çështje në atë moment ishte e ndërlikuar, duke marrë parasysh vështirësitë izraelite me Autoritetin Palestinez.

Pas një minute i thashë Libermanit se, gjëja e dytë që do t’i japë mysafirit tonë me shumë kënaqësi do të jetë nëse Izraeli do të vendosë të krijojë Ambasadën Izraelite në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë.

Edhe një herë Ministri Liberman nuk m’u përgjigj. Të nesërmen patëm një drekë të zakonshme dhe para se të ulesha më tha: “Ambasador sugjerimi yt është shumë i mirë dhe ne do t’ia dalim”.

Pas disa javësh erdhi në Izraeli kryeministri shqiptar, Sali Berisha, dhe gjatë drekës së parë Ministri Liberman i tha atij se Izraeli do të themelonte Ambasadën e tij në Tiranë.

Kryeministri Berisha ishte aq i lumtur sa që e falënderoi mikpritësin izraelit shumë herë pa pushim. Vizita e tij ishte shumë e suksesshme që në momentin e parë.

Shumë shpejt gjeta veten si Ambasadori i parë rezident në Shqipëri.

Vendosja e Mezuzah në derën e Ambasadës së Izraelit në Shqipëri nga ana e ambasadorit David Cohen.
Pritja e dhënë nga ana e Ministrit të Jashtëm, Avigdor Liberman me rastin e Hapjes së Ambasadës së Izraelit në Shqipëri. Të pranishëm Kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Parlamenti, Jozefina Topalli dhe ambasadori i Izraelit në Tiranë, David Cohen.
Pritja e dhënë nga ana e Ministrit të Jashtëm, Avigdor Liberman me rastin e Hapjes së Ambasadës së Izraelit në Shqipëri. I pranishëm, Edi Rama, kryetari i Partisë Socialiste dhe Shefi i Opozitës në Shqipëri.

Ambasadorja Peleg: Edi Rama, mik i madh i Izraelit!

Kryediplomatja izraelite në Tiranë reagon pas fjalimit të kreut të qeverisë shqiptare në seancën plenare të OKB-së.

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023