Oskar Schindler, shpëtimtari guximtar i hebrenjve

Një nga heronjtë humanë të Luftës së Dytë Botërore ndërroi jetë 49 vjet më parë, më 9 tetor 1974


Nga Saimir Z. Kadiu

Një nga heronjtë më të mëdhenj humane te Luftes se Dyte Boterore u largua per ne parajse 49 vjet më parë…

Emri i tij ishte Oskar Schindler.

Sipërmarrësi gjerman, ai rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar një numër të papërcaktuar hebrenjsh (nga 1000 në 1300) nga vdekja e sigurt gjatë periudhës së Holokaustit në Zabłocie, Poloni.

Shindleri përdori pretekstin për t’i punësuar ata si staf në fabrikën e tij të veglave, D.E.F., duke i lejuar ata të shpëtonin nga dhuna e kampit të burgut Kraków-Płaszów, i komanduar nga i pamëshirshmi dhe sadisti Amon Göth.

Bazuar ne historine e vërtetë jetesore te Oskar Schindler, shkrimtari australian Thomas Keneally shkroi ne vitin 1982 romanin ‘Lista e Schindler’ .

Në vitin 1993, romani ishte frymëzimi për lindjen e një prej veprave më të bukura kinematografike në historinë e artit të shtatë: “Lista e Shindlerit”! Me regji nga Steven Spielberg dhe me tre të mëdhenjtë Liam Neeson, Ben Kingsley dhe Ralph Fiennes…

Nje kryeveper!

Në natën e Oskarit në 1994, filmi fitoi 7 Oscar nga 12 nominime gjithsej, duke përfshirë filmin më të mirë dhe regjisorin më të mirë. Filmi pati gjithashtu sukses të jashtëzakonshëm në Golden Globes (3 fituan nga 6 nominime) dhe BAFTA Awards (7/13), si dhe mori nominime për David di Donatello dhe Nastro d’argento.

Oskar Schindler: një njeri që, për të shpëtuar të tjerët, rrezikoi të humbiste gjithçka, përfshirë edhe jetën e tij. Një burrë zemërmirë dhe tepër guximtar!

“Kush shpëton një jetë, shpëton të gjithë botën” ishte deviza e humanizmit te tij.

Schindler eshte varrosur ne Jeruzalem ne malin Zion.

I vetmi anetar i partise naziste qe eshte nderuar nga kombi hebre…

Ambasadorja e Izraelit: S’ka paqe nëse qeveris Hamas!

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg: Zgjidhja është krijimi i dy shteteve

Izrael

Izraeli falenderon SHBA për veton ndaj rezolutës së OKB-së

Ministri i Jashtëm, Eli Cohen, akuza ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres

Shqipëri

Ambasadorja e Izraelit: S’ka paqe nëse qeveris Hamas!

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg: Zgjidhja është krijimi i dy shteteve

Kosove

Shkroi poezinë “Kosova”, poetja izraelite Gili Haimovich botohet në Kosovë

Haimovich ishte pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec.

OPED

Kur ndez një dritë!

E ftuar në një familje hebrenjsh për të festuar një ditëlindje, një dritë të ndezur për Hanukkah.

Bota

Shuhet legjenda e diplomacisë amerikane, Henry Kissinger

Vdiq në moshën 100-vjeçare. Kissinger dominoi politikën e jashtme të SHBA në kulmin e Luftës së Ftohtë.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.