Tulipanët e kuq të Emily Kornberg!

Emily e dashur, unë do të flas gjithnjë për jetën tënde, për sytë e tu, do të mbjell shumë lule për ty, margarita dhe tulipanë, tulipanë të kuq si zemrat tuaja.


Nga Luan Rama

E dashur Emily.

Ti ende flije dhe ishe në ëndrrat e tua, në dëshirat dhe përrallat e tua.

Ti flije ende në Kibutz-in e Be’eri në kufirin me Gaza, atje ku agu me dritën e bardhë papritur u nxi dhe ku vdekja u shfaq me kosën e Hamas-it në duar të vriste pafajësinë, paqen, ëndrrat tuaja. Vinte fshehurazi, tinëz, siç vinin dikur asasinët e Orientit, etur për gjak.

E ndjeva frymën tënde, i imagjinova një çast sytë e tu ballë vdekjes, të pashë të trembur me zemrën që të dridhej, të rikrijova sërish në sytë e mi duke ndjerë frymën tënde, frymën që nuk ndali edhe pse ti mbylle sytë, frymën që pushtoi botën dhe që vinte tek unë.

Dhe frymët tona u bashkuan. Ti vije tek unë ashtu këmbëzbathur, me këmishën e natës, si bijë e një zane, atëherë kur makthi i madh pushtonte Izraelin, botën. Po, ti more frymë përsëri te unë, me mushkritë e mia, si një flutur që endet në përrenjtë e mi të gjakut. E mira Emily, e bukura, e përkora, erdhe të jetosh në strehën time.

Ti e di se lulet e Be’eri një ditë do të shpërthejnë sërish dhe do të harlisen. Këtë ti do ta ndjesh me erërat që do na sjellë Mesdheu. Isha gëzuar dikur kur shumë vite më parë kisha vizituar një kibutz, po në Negev tek shkoja për në Detin e Vdekur, që lulëzonte nga dashuria e njerëzve që jetonin aty. Nëna tënde kishte vdekur dhe ti e vogël u rrite me atin tënd.

Ti Emily tani do të jesh pjesë e jetës time, ashtu siç do të jesh për njerëzit e mbijetuar të familjes tënde, siç do të jesh në jetën e miliona e miliona njerëzve që duan paqen dhe dashurinë, botën e dritareve dhe të portave të hapura.

Po, ti ende ëdërroje… Tregoma Emily ëndrrën tënde të fundit që të ëndërroj dhe unë bashkë me ty, me dorën tënde në duart e mia, me atë dorë që nuk do të dridhet më. Cdo herë në ditëlindjen tënde, ti do të jesh tek unë, bashkë me dy mbesat e mia, Lola dhe Noa, do të luash dhe do të rritesh me to dhe ju do më tregoni më pas dashuritë tuaja, rininë tuaj e unë atëherë do të fle i paqtë me dashuritë tuaja.

Emily e dashur, unë do të flas gjithnjë për jetën tënde, për sytë e tu, do të mbjell shumë lule për ty, margarita dhe tulipanë, tulipanë të kuq si zemrat tuaja.

Dhe flladi më pas do mund ti shpërdajë farat e tyre dhe do ti çojë tutje drejt Gaza-s, tek populli tjetër fqinj si një mesazh paqeje që dhe atje të bulëzojnë lulet e dashurisë njerëzore, që gjaku juaj të mos harrohet.

Lexo më shumë

Ambasadorja Peleg: Edi Rama, mik i madh i Izraelit!

Kryediplomatja izraelite në Tiranë reagon pas fjalimit të kreut të qeverisë shqiptare në seancën plenare të OKB-së.

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023