Ambasadorja Peleg: Faleminderit Shqipëri!

Ambasadorja e Izraelit falenderoi Ministrin e Jashtëm Igli Hasani, për dënimin e sulmeve të Hamasit ndaj civilëve të Izraelit.


Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, falenderoi Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Igli Hasani, për fjalimin e tij në debatin e Këshillit të Sigurimit të OKB, ku dënoi sulmet e Hamasit ndaj civilëve të Izraelit.

Postimi i Ambasadores Peleg

Faleminderit Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Igli Hasani, për shfaqjen e një qëndrimi të fortë dhe të qartë kundër terrorit dhe pro njerëzimit. Faleminderit që dënuat Hamasin pa asnjë akuzë dhe faleminderit juve dhe qeverisë suaj që qëndroni me Izraelin. Faleminderit shumë.