Ambasadorja e Izraelit: S’ka paqe nëse qeveris Hamas!

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg: Zgjidhja është krijimi i dy shteteve


Përplasja mes Izraelit dhe Hamas vijon edhe pse pas armëpushimit te shkurtër u arrit të shkëmbeheshin disa pengje. 75 vjetori i rezolutës së OKB që çoi ne krijimin e shtetit te Izraelit në këto dite merr një tjetër fuqi. Ne një interviste ekskluzive për Euronews Albania ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg tregon rëndësinë e asaj date.

“Izraeli u themelua si shtet në Maj të 1948, por vendimi nga OKB që lejoi krijimin e shtetit të Izraelit u mor më 29 nëntor 1947. Ishte rezoluta 181 te cilën e quajmë plani i ndarjes. Në fakt na bëri të krijojmë shtetin, atë qe ka qenë një ëndërr për izraelitët për 2000 vjet. Në nëntor te 1917, qeveria britanike vendosi ta quante këtë tokë si një shtëpi për izraelitët, por nga këtu deri tek krijimi i shtetit na u desh të kalonim nepër shumë sfida. Sot ne të gjithë boten dihet se izraelitët kanë një shtëpi tek e cila mund të strehohen në rast rreziku, por edhe një qeveri e cila mund të negociojë për ta”, deklaroi ambasadorja e Izraelit.

Sipas ambasadores 29 nëntori do të mund të ishte festë edhe për palestinezet nëse do të kishin pranuar rezolutën. Edhe sot thekson ambasadorja zgjidhja është krijimi i dy shteteve. Por kjo zgjidhje nuk do të arrihet kurrë nëse Hamas qeveris Gazën.

A e ka mbështetjen e plotë Izraeli në këto dite pasi shumë kritika janë dëgjuar edhe në OKB?

“Mendoj se shumica e qeverive perëndimore mbështesin Izraelin dhe e kuptojnë se ne po luftojmë terrorizmin. Persa i përket Kombeve te Bashkuara, në shumicën e rasteve ka një shumicë automatike kundër Izraelit. Nëse merr për shembull të gjitha vendet myslimane janë gjithmonë kundër Izraelit. Mendoj se njerëzit qe vërtet e mbështesin Palestinën duhet të jenë kundër Hamasit. Myslimanët duhet të thonë se ky nuk është Islami, të sulmojë foshnjat ne gjumë, të përdhunoje gratë, të vrasë, të marrë pengje. Ky nuk është Islami. Fatkeqësisht bota myslimane madje edhe ajo pak më e moderuar është shumë në heshtje. Ndoshta ata kanë frikë”, deklaroi ambasadorja.

Gjatë intervistës ambasadorja zbulon të tjera detaje për gjendjen e pengjeve.

“Dimë që i mbajnë në tunele nëntokësore, dhe për rreth 15 ditë ata nuk kanë parë dritën e diellit, prandaj gjëja e parë që bën ishte të ekzaminonin sytë. Shumicën e kohës nuk i ushqejnë, i mbajnë në kushte shumë të këqija. Dua të të tregojë këtë familje, këta dy vëllezër, njëri u mor kur ishte 9 muajsh, tani është 11 muajsh. Ky është vëllai i tij, 4 vjeç. Ata duhej të ishin liruar të parët, por pas 6 ditësh Hamasi lajmëroi se kjo familje u vra gjatë bombardimeve të forcave ajrore izraelite. Asnjë nuk e di të vërtetën, nuk ka asnjë provë. Ata mund të jenë duke u tallur me ne sërish. Dua të them edhe diçka tjetër. Pothuajse të gjithë femijëve që kanë liruar u kanë vrarë njërin nga prindërit”, theksoi ajo.

Duke mbështetur edhe deklaratat e kryeministrit izraelit, ambasadorja u shpreh se lufta do te vijojë derisa Hamas te pushoje se ekzistuari dhe se Izraeli është i gatshëm të ndihmojë Gazën të rindërtohet.

Marrë nga Euronews Albania

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023

Shqipëri

Mazniku pret ministrin izraelit: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku pret ministrin e Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023