Federata Izraelite: Udhëzim për tifozët në Izrael-Shqipëri
“Blu Element” që do të organizojë tifozët izraelitë, duke filluar që nga blerja bluzave dhe shajeve
Federata Izraelite e Futbollit publikoi një udhëzues për tifozët, për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve: me Skocinë (sot) dhe Shqipërinë (14 tetor).
Është grupi i tifozëve “Blu Element” që do të organizojë tifozët izraelitë, duke filluar që nga blerja bluzave dhe shajeve dhe deri te parkingjet për publikun.
Në lidhje me ndeshjen Izrael-Shqipëri – 14 tetor, 20:45, stadiumi “Toto Turner”, Be’er Sheva – biletaria zyrtare do të hapet në orën 14:00, ndërsa dyert e stadiumit për tifozët në orën 19:00.
Pranë stadiumit do të ngrihen kioska për shitjen e bluzave, shajeve dhe produkteve të tjera, me simbolet e kombëtares izraelite.
Football.co.il jep informacion edhe për lëvizjet e trenave drejt Be’er Shevës, atje ku do të luhet edhe ndeshja Izrael-Shqipëri.
/Izraeli Sot/