Rrugët për biçikleta, Tel Avivi tani “Amsterdami” i Lindjes së Mesme

Rrjeti prej 110 km do të lidhë çiklistët nga qytetet përreth Tel Aviv, ato të Holonit, Bat Yam, Ramat Gan dhe Bnei Brak


Qyteti i Tel Avivit inauguroi pjesën e parë të një rrjeti të ri prej 110 km të shtigjeve për biçikleta, në një përpjekje për të transformuar zonën në “Amsterdamin” e Lindjes së Mesme.

Rrjeti do të lidhë çiklistët nga qytetet përreth Tel Aviv, ato të Holonit, Bat Yam, Ramat Gan dhe Bnei Brak, në një mënyrë që do të lehtësojë bllokimin e trafikut dhe do të lejojë publikun të udhëtojë me biçikletë në rrugë të sigurta.

Ceremonia e prerjes së shiritit u zhvillua në shtegun e ri që niset nga Yarkon Park dhe u drejtua nga kryetari i bashkisë së Tel Avivit, Ron Huldai, dhe miliarderi kanadez-izraelit dhe filantropisti Sylvan Adams (në foto), i cili po ndihmon në financimin e projektit.

Adams luajti gjithashtu një rol të madh në ndërtimin e hipodromit të parë të brendshëm të çiklizmit në Lindjen e Mesme në Tel Aviv dhe duke sjellë në Izrael këtë pranverë Giro d’Italia, një nga tre kampionatet më të mëdha të çiklizmit.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.