Ambasada e Izraelit uron shqiptarët për festën e Sulltan Novruzit

Ambasadori Boaz Rodkin takoi kryegjyshin botëror, Baba Edmond Brahimaj në Kryegjyshatën Bektashiane në Tiranë.


Ambasada e Izraelit në Shqipëri uroi gjithë shqiptarët myslimanë dhe ata bektashianë për festën e Sulltan Novruzit.

“Ambasada e Izraelit ne Tirane ju uron Gezuar Festen e Sulltan Novruzit!”, shkruhej në urimin e ambasadës në Facebook dhe në Twitter.

Ambasadori izraelit, Boaz Rodkin, vizitoi kryegjyshatën bektashiane në kryeqytet, ku pati edhe një takim me kryegjyshin botëror, Baba Edmond Brahimaj.