Nis punimet Parlamenti i 21-të i Izraelit, fjalime dhe shampanjë

Sot nisi punimet Parlamenti i 21-të Izraelit, me një seancë ku 120 deputetët bënë betimin, të shoqëruar edhe një ceremoni festive në fund të saj.


Sot nisi punimet Parlamenti i 21-të Izraelit, me një seaancë ku 120 deputetët bënë betimin, të shoqëruar edhe një ceremoni festive në fund të saj.

Fjalimet e rastit i mbajtën presidenti i vendit, Reuven Rivlin, kryeministri Benjamin Netanyahu, si dhe kryetari i Knesset, Yuli Edelstein.

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare – të së martës së kaluar, 9 prill – rezultuan me 49 deputetë që u zgjodhën për herë të parë, 29 prej tyre femra, dhe nga ana tjetër 9 gjeneralë që kanë shërbyer në ushtrinë izraelite fituan mandati e parlamentarit, apo “Haver hakneset”, siç quhet deputeti në Izrael.

Parlamenti izraelit (Knesset) ka 120 deputetë, ku 36 prej tyre (12 të rinj) janë të partisë Likud të kryeministrit aktual, Benjamin Netanyahu, i cili është mandatuar për të formuar qeverinë e re, e pesta e tij.

Nga lista “Blu dhe Bardhë”, nga 35 deputetë, vetëm 11 ishin edhe në parlamentin e kaluar.

Lexo më shumë