Agjencia Hebraike, plan per emigrimin e 120 000 hebrenjve franceze

Izraelisot.com, 26 janar 2015 – Instituti i Politikave të Popullit Hebre ka hartuar një plan për lehtësimin e emigrimit të rreth 120 mijë hebrenjve franceze në Izrael gjatë katër viteve të ardhshme.

Rreth 7000 hebrenj franceze emigruan në Izrael gjatë vitit 2014.

Kryetari i Agjencisë Hebraike, Natan Sharansky tha se ai parashikon që mbi 15 mijë hebrenj francezë të transferohen në Izrael deri në vitin 2016.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u bëri thirrje hebrenjve francezë të emigrojnë në Izrael pas sulmit në një supermarket kosher në Francë në fillim të muajit janar.