Koloneli izraelit, Golan Vach: Po bëjmë gjithçka për ju, 90% e objekteve janë të riparueshme

Koloneli izraelit, Golan Vach, po drejton grupin e tij të inxhinierëve në zonat e prekura nga tërmeti ku është shpallur gjendja e emergjencës.


Nga Juli Prifti, ATSH

Koloneli izraelit, Golan Vach, po drejton grupin e tij të inxhinierëve në zonat e prekura nga tërmeti ku është shpallur gjendja e emergjencës.

Grupi i inxhinierëve, urbanistëve dhe arkitekteve nga Izraeli kanë mbi 5 ditë që po punojnë në terren dhe po asistojnë me grupet shqiptare. Me eksperiencë të gjatë antisizmike, koloneli Golan Vach thotë se mbi 90% e objekteve janë riparueshme dhe se po punohet ngushtësisht me Ministrin Çuçi dhe zv.ministrin Shkreli për të zgjidhur sa më shpejt situatën.

“Ne po asistojmë në disa drejtime për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti. Kemi inspektuar qindra objekte dhe vazhdojnë punën tonë në terren me burime njerëzore dhe llogjistike. Deri tani mund të themi se mbi 90% e objekteve mund të riparohen përmes një ndërhyje rrënjësore.

Koloneli Golan Vach shpreh ngushëllimet për humbjet e jetëve dhe në anën tjetër inkurajon ata që kanë mbetur pa shtëpi se po bëhet gjithcka për të rindërtuar në kohë reale shtëpitë e tyre.

“Ne kemi marrëdhënie të veçantë më Shqipërinë. Fatkeqësisht ka humbje jete dhe të tjerë pa shtëpi. Dua t’ju siguroj se jemi këtu për të bërë gjithçka, për të ndërtuar objektet e banimit për të gjithë të prekurit”-u shpreh Kolonel Golan Vach./ATSH

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.