Ambasadori Canaj takon kolonelin izraelit, Golan Vach: Faleminderit në emër të shqiptarëve

Takimi u zhvillua në zyrat e komandës së ushtrisë izraelite, në Bazën Ramla. Ambasadori Canaj e falënderoi atë për ekspertizën dhe kontributin e njësisë së drejtuar prej tij.


Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim me kolonelin izraelit, Golan Vach, i cili kryesoi grupin e ekspertëve në vlerësimin e dëmeve në ndërtesa të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Takimi u zhvillua në zyrat e komandës së ushtrisë izraelite, në Bazën Ramla.

Sipas njoftimit të ambasadës, Canaj e falënderoi atë për ekspertizën dhe kontributin e njësisë së drejtuar prej tij.