Mikhail Gurevich, projektuesi ruso-hebre i avionëve MiG që përdoreshin në Shqipëri

Rusia mburret me avionët e saj MiG, dhe madje flota historike e avionëve shqiptarë (me bazë në Kuçovë) ishin prodhime MiG të versioneve të ndryshme. Por, arkitekti i avionëve të famshëm ishte një ruso-hebre: Mikhail Iosifovich Gurevich (12 janar 1893-12 nëntor 1976).


Rusia mburret me avionët e saj MiG, dhe madje flota historike e avionëve shqiptarë (me bazë në Kuçovë) ishin prodhime MiG të versioneve të ndryshme. Në Shqipëri, i fundit është përdorur në vitin 2006.

Por, arkitekti i avionëve të famshëm ishte një ruso-hebre: Mikhail Iosifovich Gurevich (12 janar 1893-12 nëntor 1976).

Gurevich, i cili lindi në një familje hebrenjsh në qytetin e vogël Rubanshchina (rajoni i Kursk në Rusi), ndoqi studimet për matematikë në Universitetin Kharkov, por pas një viti u përjashtua për shkakto pjesëmarrjes në aktivitete revolucionare, duke e vazhduar edukimin e tij në Francë, në Universitetin e Monpelje.

Në verën e vitit 1914 i kthye në Rusi kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore, ndërkohë që u diplomua në Fakultetin e Aviacionit të Institutit Teknologjik të Kharkov dhe punoi si inxhinier në një kompani sovjetike.

Në vitin 1929, Gurevich u transferua në Moskë, ku vazhdoi karrierën e dizenjuesit të avionëve. Në 1937, ai u takua me partnerin e tij të ardhshëm, Artem Mikoyan.

Mikhail Gurevichdhe Artem Mikoyan

 

Së bashku edhe me Artem Mikoyan, ata themeluan zyrën e aviacionit ushtarak “Mikoyan-Gurevich”, e famshme për avionët ushtarakë të Forcave Ajrore Sovjetike, për role të ndryshme luftuese gjatë Luftës së Ftohtë.

Në vitin 1940, Mikoyan dhe Gurevich dizenjuan dhe ndërtuan avionin ushtarak për fluturime në lartësi, MiG-1, ndërkohë që avioni tjetër MiG-3 i përdor gjerësisht në Luftën e Dytë Botërore.

Avioni MiG-1
Avion MiG-3

 

Në vitet e pasluftës, të dy dizenjuan avionët a parë luftarakë sovjetikë, tip “xhet”, përfshirë dhe modelet e para supersonike.

Zyra e tyre projektoi 170 avionë të ndryshëm, ndërkohë që u prodhuan 45 mijë avionë MiG, 11 mijë prej të cilëve u eksportuan. Avioni i fundit, për të cilin Gurevich punoi personalisht, përpara së të dilte në pension në vitin 1964 ishte MiG-25.

Tipe te ndryshem MiG

 

Mikhail Iosifovich Gurevich nuk u bë kurrë anëtar i Partisë Komuniste Sovjetike.

Për punën e tij të jashtëzakonshme, Mikhail Gurevich, u nderua me dekoratat më të mëdha në Bashkimin e Sovjetik, përfshirë Medaljen e Stalinit dhe Leninit, si dhe titullin Heroi i Punës Socialiste.

Mikhail Gurevich vdiq në moshën 83-vjeçare në Leningrad.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.