Memoriali i Holokaustit në Tiranë, Yuri Kim: Histori frymëzuese e besës shqiptare

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka marrë pjesë në përurimin e Memorialit të parë për Holokaustin në Tiranë.


Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka marrë pjesë në përurimin e Memorialit të parë për Holokaustin në Tiranë.

Kim thotë se nuk kanë shumë vende apo popuj që kanë një memorial të tillë, por Shqipëria sot e ka për shkak të qëndrimin që mbajti për të mbrojtur 80 vite më parë hebrenjtë kundër pushtimit nazist.

Ajo thotë se shqiptarët shpëtuan qindra hebrenj nga vdekja e sigurt, dhe dhanë një shembull të shndritshëm, një histori frymëzuese të besës shqiptare.

”Nuk mendoj që ka shumë vende dhe shumë popuj në botë që të kenë një memorial të tillë. Kjo është ajo që mendoj, kur mendoj për terminologjinë, për atë që mendon populli hebre për ata që janë të drejtë.

Pas ngjitjes në pushtet të Hitlerit, shqiptarët shpëtuan qindra hebrenj nga vdekja e sigurt. Ku pushtuesit nazistë kërkuan një listë të qytetarëve hebrenj, qeveria shqiptare refuzoi.

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka marrë pjesë në përurimin e memorialit të parë për holokaustin në Tiranë.

Kim thotë se nuk kanë shumë vende apo popuj që kanë një memorial të tillë, por Shqipëria sot e ka për shkak të qëndrimin që mbajti për të mbrojtur 80 vite më parë hebrenjtë kundër pushtimit nazist.

Ajo thotë se shqiptarët shpëtuan qindra hebrenj nga vdekja e sigurt, dhe dhanë një shembull të shndritshëm, një histori frymëzuese të besës shqiptare

”Nuk mendoj që ka shumë vende dhe shumë popuj në botë që të kenë një memorial të tillë. Kjo është ajo që mendoj, kur mendoj për terminologjinë, për atë që mendon populli hebre për ata që janë të drejtë.

Pas ngjitjes në pushtet të Hitlerit, shqiptarët shpëtuan qindra hebrenj nga vdekja e sigurt. Ku pushtuesit nazistë kërkuan një listë të qytetarëve hebrenj, qeveria shqiptare refuzoi.

Shqiptarët nga gjithë sferat e jetës, myslimanë, krishterë, të arsimuar, fshatarë, punuan për të shpëtuar miqtë e tyre, hebrenjtë. Është histori frymëzuese e besës shqiptare.

Jam shumë krenare që qeveria e SHBA nëpërmjet Komisionit të ruajtjes së trashëgimisë, ka mundësi të vlerësojë Shqipërinë nëpërmjet këtij memoriali.

Falenderoj qeverinë e Shqipërisë, kryeministrin, kryebashkiakun Veliaj që mundësuan realizimin e këtij projekti. Do doja të falenderoja shqiptarët për këtë shembull të shndritshëm.

Më lejoni gjithashtu, të vlerësoj John Ëithers, që bëri përpjekje të mëdha për ngritjen e këtij memoriali. Ai vëren se ‘’80 vjet më parë, errësira përfshiu botën, por drita shkëlqeu në Shqipëri. Miliona hebrenj, dhe popuj të tjerë u zhdukën. Kudo, përveç në Shqipëri, ku populli shqiptar qëndroi për jetën dhe mbroi miqtë e tyre. Ky memorial nuk ka të bëjë vetëm me të kaluarën, por dhe me të ardhmen’’- përfundoj citimin.

Ky memorial na kujton gjithmonë rëndësinë e veprave të tilla. U frymëzofshim nga shqiptarët dhe hebrenjtë për veprimet tona humaniste dhe të nderit.”- tha Kim.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.