“Djemtë e artë”, katër hebrenj në dhjetë më të pasurit e botës

CEO i Facebook, Mark Zuckerberg, kryeson listën hebreje me një vlerë neto prej 85 miliardë dollarësh, i ndjekur nga gjiganti i programeve Oracle, Larry Ellison, në vendin e 5-të me 72 miliardë dollarë.

Revista e njohur amerikane “Forbes”, e cila publikon rregullisht listën e më të pasurve në botë, ka bërë updatet e fundit në lidhje me miliarderët.

Në dy vendet e para janë Jeff Bezos (179 miliardë dollarë) dhe Bill Gates (111 miliardë dollarë).

CEO i Facebook, Mark Zuckerberg, kryeson listën hebreje duke qenë edhe njeriu i tretë më i pasur në botë, me një vlerë neto prej prej 85 miliardë dollarësh.

CEO i Facebook, Mark Zuckerberg
Larry Ellison

Ai ndiqet nga gjigandi i programeve Oracle, Larry Ellison, në vendin e 5-të me 72 miliardë dollarë.

Larry Page

Bashkëthemeluesi i Google, Larry Page, ndodhet në vendin e 8-të me 67.5 miliardë dollarë.

Bashkëthemeluesi tjetër i Google, Sergey Brin, është pak pas me 65.7 miliardë dollarë dhe ndodhet në vendin e 9-të.

Michael Bloomberg

Më në fund, ish-kryebashkiaku i New York, Michael Bloomberg, ndodhet në vendin e 14-të me 55 miliardë dollarë.

 

LISTA E MILIARDERËVE – 25 SHTATOR 2020