Izraeli dhe Kosova, dy popuj të ngjashëm me kulturë të pasur

Ende jo shumë izraelitë kanë qenë në Kosovë. Kështu që ata nuk i njohin ngjashmëritë e mëdha që ekzistojnë midis dy vendeve, por falë kësaj marrëveshje, të dy popujt më në fund do të jenë në gjendje të lidhen. Izraeli dhe Kosova do të jenë në gjendje të tregtojnë me njëri-tjetrin.


Nga Eliran Ben Yair, 
Petah Tiqwa, Hamerkaz, Israel

Kur tre vjet më parë vizitova Kosovën, gjëja e parë që më erdhi në mendje ishte: “Uau, ky vend më kujton aq shumë Izraelin!”

Diversiteti fetar, mënyra se si të gjithë atje e pranojnë njëri-tjetrin dhe sidomos kultura e pasur.

Më kujtohet që isha në një restorant me disa miq vendas dhe i pyeta “Pse Izraeli ende nuk e njeh Kosovën?”

Dhe ata filluan të më shpjegonin të gjitha politikat përreth.

Eliran Ben Yair, gjatë vizitës së tij në Kosovë

 

Unë isha shumë i zemëruar dhe tre javë më vonë madje shkova në zyrën e kryetarit të bashkisë në qytetin tim në Izrael dhe u përpoqa ta bindja atë që të bënte një projekt të dy qyteteve me Prishtinën.

Por, ai nuk pranoi dhe tha se kjo mund të dëmtojë lidhjet me Serbinë dhe vendet e tjera.

Unë isha shumë i zemëruar, por e dija që një ditë do të vinte dhe Kosova dhe Izraeli do të bëheshin aleatë identikë.

Më 4 shtator, kam marrë më shumë se 40 mesazhe nga miqtë e mi nga Kosova që shkruanin: “Izraeli e njeh Kosovën!”.

Kënaqësia ishte në kulmin e saj. Dhe deri më tani jam jashtëzakonisht i lumtur për këtë.

Eliran Ben Yair, gjatë vizitës së tij në Kosovë në zyrat e UNMIK

 

Ende jo shumë izraelitë kanë qenë në Kosovë. Kështu që ata nuk i njohin ngjashmëritë e mëdha që ekzistojnë midis dy vendeve, por falë kësaj marrëveshje, të dy popujt më në fund do të jenë në gjendje të lidhen.

Izraeli dhe Kosova do të jenë në gjendje të tregtojnë me njëri-tjetrin.

Të bëjnë shkëmbime studentësh.

Në shkolla, studentët do të mësojnë për “BESA”-n, e cila shpëtoi 2000 hebrenj gjatë Holokaustit

Dhe kështu të dy popujt do të fitojnë për ta një aleat të ri dhe një lidhje midis dy popujve që do të forcohet me kalimin e viteve.

Së shpejti, kur Kosova të rritet duke valëvitur flamurin e saj dhe të Izraelit në Jeruzalem, të gjithë së bashku do të festojmë fillimin e kësaj marrëdhënie mahnitëse.

Bota po bëhet një vend më i mirë dita-ditës dhe marrëveshja midis Izraelit dhe Kosovës është një hap përpara në sytë e mi.

Eliran Ben Yair dhe Ines Demiri, e Ngarkuara me Punë e Kosovës në Izrael

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.