Mike Pompeo, fjalim në “Forumin Ballkani 2020 Kundër Anti-Semitizmit” në Tiranë

Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Michael Pompeo, do të jetë folësi kryesor i Forumit të Ballkanit 2020 Kundër Anti-Semitizmit, që do të zhvillohet në Tiranë, më 28 tetor 2020.


Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Michael Pompeo, do të jetë folësi kryesor i Forumit të Ballkanit 2020 Kundër Anti-Semitizmit, që do të zhvillohet në Tiranë, më 28 tetor 2020.

Lajmin e bëri të ditur, Lëvizja e Luftimit të Antisemitizmit (CAM) në Twitter.

“Lufta kundër antisemitizmit është një domosdoshmëri dhe kritike morale për promovimin e lirisë fetare.

Është nderi ynë të njoftojmë Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Michael Pompeo, si folësi kryesor i Forumit të Ballkanit 2020 Kundër Anti-Semitizmit. https://balkans.combatantisemitism.org”

Parlamenti i Republikës së Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit (Combat Anti-Semitism Movement – CAM) do të organizojë për herë të parë “Forumin e Ballkanit 2020 Kundër Anti-Semitizmit” për të luftuar paragjykimet dhe fanatizmin.

Fjalime do të mbajnë midis të tjerëve, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama; Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri. Gjithashtu, folës janë edhe Isaac Herzog, Kryetar i Agjencisë Hebraike për Izraelin; Elan Carr, i Dërguari Speciale i Shteteve të Bashkuara për Monitorimin e Luftës kundër Anti-Semitizmit; Omer Yankelevich, ministre e Çështjeve të Diasporës e Shtetit të Izraelit.