Canaj takon Oryan: Forcim i bashkëpunimit të Izraelit me Shqipërinë në biznes, turizëm dhe arsim

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, u takua sot me Dan Oryan, Drejtorin e Departamentit të Ballkanit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, për të diskutuar mënyra dhe mjete për të forcuar bashkëpunimin dypalësh në fushën e biznesit, turizmit dhe arsimit midis dy vendeve.

“Sot pata kënaqësinë të takohem me Dan Oryan, Drejtori i Ballkanit (në Ministrinë e Jashtme të Izraelit), për të diskutuar mënyra dhe mjete për të forcuar bashkëpunimin dypalësh në fushën e biznesit, turizmit dhe arsimit midis dy vendeve tona dhe avancimin e përpjekjeve tona për afrimin e sezonit të turizmit”, shkruan ambasada e Shqipërisë në njoftimin e saj në Twitter.