Konflikti në Rripin e Gazës, reagon Tirana zyrtare: Sulmet me raketa kundër Izraelit të pajustifikueshme

Tirana zyrtare ka reaguar në lidhje me tensionet e përshkallëzuar në Jerusalem


Tirana zyrtare ka reaguar në lidhje me tensionet e përshkallëzuar në Jerusalem.

Në një reagim në rrjetet sociale, Ministria e Jashtme e Shqipërisë thotë se sulmet me raketa kundër Izraelit janë të pajustifikueshme dhe rrezikojnë një përshkallëzim serioz të dhunës.

Po ashtu, bëhet thirrje për ulje të tensioneve, gjë e cila do të ishte në të mirë të izraelitëve dhe të palestinezëve që jetojnë në këtë rajon.

“Shqipëria është thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Jeruzalem dhe brenda dhe përreth Gazas. Sulmet me raketa kundër Izraelit janë të pajustifikueshme dhe rrezikojnë një përshkallëzim serioz të dhunës që do të sillte një dëm si për civilët izraelitë dhe palestinezë.

Ne u bashkohemi thirrjeve nga miqtë dhe aleatët tanë që qetësia të rikthehet dhe përshkallëzimi i mëtejshëm të shmanget”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë”.

Çfarë po ndodh në Jeruzalem

Militantët e Hamasit në Rripin e Gazës hodhën disa raketa në drejtim të Jerusalemit, duke i rritur edhe më shumë tensionet midis Izraelit dhe palestinezëve. Raporte për të plagosur nuk ka, edhe pse Parlamenti i Izraelit u evakuua. Udhëheqësit e Hamasit kërcënuan se do të sulmojnë përsëri, pasi qindra palestinezë u plagosën më herët në përleshje me policinë izraelite. Për disa viktima u raportua më vonë, pas sulmeve të Izraelit kundër grupit islamist.

Ditëve të fundit, Jerusalemi ka përjetuar dhunën më të rëndë ndër vite. Më shumë se 300 palestinezë janë plagosur në konfrontimet me policinë izraelite jashtë xhamisë al-Aqsa të hënën.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.