Demiri takon Shlein: MASHAV, i gatshëm të ndihmojë Kosovën në sektorë të ndryshëm!

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, zhvilloi një takim pune, me Ambasadoren Eynat Shlein, Shefe e MASHAV në Izrael.


Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, zhvilloi një takim pune, me Ambasadoren Eynat Shlein, Shefe e MASHAV në Izrael, Agjencia e Kooperimit Ndërkombëtar pranë Ministrisë së Jashtme të Izraelit.

“Pata kënaqësinë të takoj, Ambasadoren Eynat Shlein, Shefe e MASHAV në Izrael. MASHAV është i gatshëm të ndihmojë Kosovën përmes një game të gjerë programesh që mbulojnë shumë sektorë. Faleminderit!”, shkruan ambasadorja Demiri në Twitter.

I pranishëm ishte edhe ambasadori i Izraelit në Maqedoninë e Veriut, Dan Oryan, njëherësh shefi i Departamentit për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Izraelit.