Dr. Hysen Hyseni, kryetari i ri i Bashkësisë Hebreje – Bet Israel Kosova

Kryetari e ri të saj, Dr. Hysen Hyseni, pason të ndjerin Ruzhdi Shkodra, themeluesin e Bet Israel Kosova.


Bashkësia Hebreje Bet Israel Kosova zgjodhi kryetarin e ri të saj, Dr. Hysen Hyseni, i cili pason të nderin Ruzhdi Shkodra.

Postimi i plotë

Të nderuar anëtarë, bashkëpunëtorë, media dhe miq:

Ju njoftojmë se sot është mbajtur Kuvendi i Shoqatës, ku me vota unanime, Kryetar i Bashkësisë Hebreje Bet Israel Kosova, u zgjodh Dr. Hysen Hyseni.
Kryetarit të posazgjedhur i dëshirojmë shendet, mbarësi dhe suksese në përgjegjësinë e re, që të avansojmë misionin dhe vizionin e Kryetarit të ndjerë Ruzhdi Shkodra dhe objektivat e organizatës.

Na priftë e mbara!