Ines Demiri takon Yitzhak Eldan, Presidentin e Klubit të Ambasadorëve të Izraelit

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, zhvilloi një takim pune me Ambasadorin z. Yitzhak Eldan, i cili shërbeu si diplomat për mbi 40 vjet, themelues dhe President i Klubit të Ambasadorëve të Izraelit (ACI) dhe Drejtor i Shkollës Izraelite për Ambasadorë të Rinj.

Postimi i plotë

Pata kënaqësinë e veçantë të takoj Shkëlqesinë e Tij Ambasadorin z. Yitzhak Eldan, i cili shërbeu si diplomat për mbi 40 vjet, themelues dhe President i Klubit të Ambasadorëve të Izraelit (ACI) dhe Drejtor i Shkollës Izraelite për Ambasadorë të Rinj, së bashku me znj. Reut Portugal, Drejtore për Marrëdhënie me Jashtë pranë ACI-t. Republika e Kosovës mund të përfitojë nga përvoja e çmuar e ACI-t në familjarizimin e komunitetit diplomatik me Izraelin dhe rrjetizimin me izraelitët.