Boaz Rodkin: Ishte një nder i madh për mua të përfaqësoja Izraelin në Shqipëri!

Unë besoj se fjala “Izrael” në Shqipëri është në një masë të madhe e lidhur me natyrën demokratike, pluraliste, dinamike dhe të lulëzuar të vendit tonë.


Nga Boaz Rodkin, Ish-Ambasador i Izraelit në Shqipëri

Ishte një nder i madh për mua të përfaqësoja Izraelin në Shqipëri për katër vjet, midis 2015 dhe 2019.

Qëndrimi im në Shqipëri ka qenë interesant, emocionues dhe mbi të gjitha shumë i kënaqshëm.
Unë u inkurajova shumë nga numri i madh i miqve të Izraelit të cilët i takova pothuajse në të gjitha sferat e jetës.

Kolegët e mi në Ambasadë dhe unë jemi përpjekur të ndërtojmë ura të reja, të zgjerojmë dialogun me të gjitha pjesët e shoqërisë shqiptare. Ky proces nganjëherë ishte i ndërlikuar, por në një masë të madhe ishte i suksesshëm.

Unë besoj se fjala “Izrael” në Shqipëri është në një masë të madhe e lidhur me natyrën demokratike, pluraliste, dinamike dhe të lulëzuar të vendit tonë. Izraeli në Shqipëri është “Start-up Nation”, një qendër e krijimtarisë dhe inovacionit në fushat e shkencës, kërkimit, teknologjive të përparuara dhe krijimit kulturor.

Isha shumë krenar dhe i nderuar që mund të përfaqësoja Izraelin në Shqipëri. Pavarësisht se ishte disi një udhëtim sfidues dhe ndonjëherë edhe një i vështirë, unë u largova nga ky vend i bukur me shumë kënaqësi, optimizëm dhe me ndjenjën se marrëdhëniet midis dy vendeve tona po lëviznin në drejtimin e duhur dhe po përmirësoheshin.