Konsulli i Izraelit, Rodolf Xhillari: Shqipëria dhe Izraeli, miq historikë dhe aleatë të mëdhenj!

Konsulli i Nderit të Izraelit në Shqipëri, Rodolf Xhillari, në një reagim të tij në rrjetet sociale, e vlerësoi si një moment të veçantë 30-vjetori i vendosjes së marrëdhënies diplomatike midis Shqipërisë dhe Izraelit, duke theksuar marrëdhëniet të shkëlqyera historike dy palëshe


Konsulli i Nderit të Izraelit në Shqipëri, Rodolf Xhillari, në një reagim të tij në rrjetet sociale, e vlerësoi si një moment të veçantë 30-vjetori i vendosjes së marrëdhënies diplomatike midis Shqipërisë dhe Izraelit, duke theksuar marrëdhëniet të shkëlqyera historike dy palëshe.

“Dy vendet tona, do vazhdojnë të jenë aleat të përbashkët në shumë misione, e objektiva që i forcojnë gjithnjë e më shumë këto marrëdhënie”, shkruan konsulli Xhillari në Facebook.

Postimi i plotë

?Miqësia e hershme ndërmjet ??Shqipërisë dhe ??Izraelit është për t’u vlerësuar, kjo për shkak të marrëdhënieve të shkëlqyera historike dy palëshe!

Shënohet sot 30-vjetori i vendosjes së marrëdhënies ?diplomatike midis vendit tonë dhe shteti hebre, i cili tashmë është një nga ?superfuqitë botërore.

Dy vendet tona, do vazhdojnë të jenë aleat të përbashkët në shumë misione, e objektiva ✅që i forcojnë gjithnjë e më shumë këto marrëdhënie.

Në këtë 3️⃣0️⃣ vjetor, për mua është kënaqësi të kem titullin vlerësuar nga shteti ??Izraelit, e të jap kontributin tim në këtë ekip i cili punon dita ditës për të ndërtuar një? marrëdhënie sa më të shëndetshme me shtetin mik ? të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Biznesmeni i elitës dhe një sipërmarrës i suksesshëm, prej gjashtë vjetësh, nga viti 2015 kryen detyrën e lartë diplomatike. Rodolf Xhillari, drejtuesi i “Balkan Trans” është një nga kontribuesit e mëdhenj në projekte sociale të ndërmarra nga Ambasada e Izraelit, Konsullata Nderit të Izraelit, në bashkëpunim edhe me Bashkinë e Tiranës.