Ines Demiri takon Dr. Efrat Kedem-Tahar: Roli i shqiptarëve në shpëtimin e Hebrenjve, tashmë në librat e historisë në Izrael

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, zhvilloi një takim me Dr. Efrat Kedem-Tahar, pranë Ministrisë së Arsimit të Shtetit të Izraelit.


Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, zhvilloi një takim me Dr. Efrat Kedem-Tahar, pranë Ministrisë së Arsimit të Shtetit të Izraelit, e shoqëruar nga Shkëlqesia e Tij Ambasadori z. Dan Oryan, Drejtor në Departamentin për Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit.

Sipas ambasadës së Kosovës, kryefjala e këtij takimi ishte përfshirja për herë të parë e rolit unik të shqiptarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit në librat e historisë për nxënësit e shkollave të mesme në Izrael.

Ky zhvillim do të kontribuojë ndjeshëm në vetëdijësimin e brezave të rinj izraelitë për lidhjet historike ndërmjet shqiptarëve dhe hebrenjve.

Postimi i plotë

Ishte kënaqësi të takoja Dr. Efrat Kedem-Tahar pranë Ministrisë së Arsimit të Shtetit të Izraelit, e shoqëruar nga Shkëlqesia e Tij Ambasadori z. Dan Oryan, Drejtor në Departamentin për Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit.

Kryefjala e këtij takimi ishte përfshirja për herë të parë e rolit unik të shqiptarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit në librat e historisë për nxënësit e shkollave të mesme në Izrael. Ky zhvillim do të kontribuojë ndjeshëm në vetëdijësimin e brezave të rinj izraelitë për lidhjet historike ndërmjet shqiptarëve dhe hebrenjve.

Pesë vjet më parë, znj. Kedem-Tahar e kishte vizituar Republikën e Kosovës për t’u njohur nga afër me historinë e hebrenjve të Kosovë. Gjatë kësaj vizite, Dr. Kedem-Tahar ka zhvilluar një takim në Bashkësinë Hebraike të Kosovës dhe ka realizuar intervista për media të ndryshme kosovare ku kishte folur për çështjen e Holokaustit dhe për rëndësinë e informimit të brezave të rinj për atë.

Më 23 qershor, 2021, me mbështetjen e Ministres së së Arsimin, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) të Kosovës, znj. Arbërie Nagavci, dhe nën lehtësimin tim, në takimin e organizuar nga Shoqata e Mësimdhënësve të Historisë së Kosovës (SHMHK), në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare joqeveritare “forumZFD”, është promovuar “Doracaku për Mesimin e Holokaustit”. Ky doracak, i botuar në tri gjuhë do t’u shërbejë mësimdhënësve dhe nxënësve të klasëve 11 dhe 12 në Kosovë si material alternativ për mësimin mbi Holokaustin. ?? ?? ??

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.