Veliaj në Izrael, takohet me kryebashkiakun e Tel Avivit dhe promovon Tiranën në MuniWorld 2021

Kryetari Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj promovoi kryeqytetin shqiptar në MuniWorld 2021, aktiviteti më prestigjioz ku mblidhen bashkitë dhe zyrtarët e lartë nga qytetet kryesore të globit


Kryetari Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj promovoi kryeqytetin shqiptar në MuniWorld 2021, aktiviteti më prestigjioz ku mblidhen bashkitë dhe zyrtarët e lartë nga qytetet kryesore të globit, për të ndarë praktikat më të mira të punës dhe për të shkëmbyer ekspertizë!

Kështu bën të ditur Bashkia e Tiranës, teksa thekson se “MUNI WORLD 2021” është një mundësi për të mësuar dhe për t’u ekspozuar ndaj informacionit dhe avancimeve më të fundit në industry, duke shijuar ekspozita tërheqëse dhe tour-e magjepsëse të Startup-eve në Izrael.

Në MUNI EXPO 2021, morën pjesë kryetarë të bashkive nga bota, drejtues të korporatave, menaxherë financiarë, zyrtarë të informacionit, planifikues urbane, arkitektë, zyrtarë të sigurisë, arsimit, mirëqenies sociale, ekspertët akademikë, etj.

Kryebashkiaku Veliaj zhvilloi një takim të veçantë me Ron Huldai, kryebashkiakun e Tel Aviv-it që prej vitit 1998, me të cilin ndau eksperienca pune në fusha sfiduese si përdorimi i teknologjive dhe zgjidhjeve inovative, qytetet smart, çështjet mjedisore dhe qasjet në planifikimin urban, transportin, etj.

“Një vizitë e shkurtër në Izrael, për forumin e kryebashkiakëve në Muni Expo! I lumtur që u takova me mikun dhe mentorin tim të vjetër, Ron Huldai – kryetarin ikonik të bashkisë së Tel Avivit. Mezi pres vizitën e Kryetarit Huldai për #EuropeanYouthCapital2022, si dhe krijimin e Qendrës Hebreje në Tiranë, siç njoftoi kryeministri Edi Rama”, shkroi në Twitter Veliaj.

Ftesës së kryebashkiakut, që një nga ndalesat e Kryebashkiakut te Tel Aviv-it të jetë edhe Tirana, në kuadër të EuropeanYouthCapital2022, Huldai e vlerësoi maksimalisht dhe e mirëpriti si një mundësi për të bashkëpunuar konkretisht në projekte të përbashkëta.

Veliaj u takua me Drejtorin Ekzekutiv të Jewish Impact, Robert Singer, ku diskutuan bashkëpunimet e ardhshme midis Qytetit të Tiranës, Qendrës për Ndikimin Hebraik dhe luftës kundër Antisemitizmit. Ai zhvilloi takime edhe me Drejtoreshën e AJC, Avital Leibovich, me qëllim intensifikimin e marrëdhënieve mes vendeve tona për të promovuar sipërmarrjet e të dyja vendeve, me fokus në Smart Solution dhe startup accelerators. Pjesë e axhendës së takimeve ishin dhe dy kompanitë izraelite të biznesit, Big Mall Center si dhe ELta Ltd.

MuniEXPO 2021 u përshëndet nga Kryeministri Izraelit Naftali Bennett. MUNI EXPO, organizohet çdo vit nga Federata e Autoriteteve Lokale në Izrael, si dhe është aktiviteti kryesori i këtij lloji në Lindjen e Mesme.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.