Imami Labinot Maliqi: “We Remember”. Kosova shpëtoi shumë hebrenj!

Imami i njohur kosovar, me një foto-mesazh, iu bëri homazh viktimave të pafajshme hebreje gjatë Holokaustit


Imami i njohur kosovar, Labinot Maliqi, Drejtor ekzekutiv i organizates joqeveritare “Qendra Kosovare për Paqe”, me anë të një foto-mesazhi “We Remember” (“Ne Kujtojmë”, iu bëri homazh viktimave të pafajshme hebreje gjatë Holokaustit në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, ku u shfarosën në kampet naziste rreth 6 milionë hebrenj.

Imami thekson faktin se, shumë hebrenj mbijetuan me ndihmën e popullatës myslimane shqiptare të Kosovës

Postimi i imamit Labinot Maliqi

Shumë hebrenj mbijetuan me ndihmën e popullatës myslimane shqiptare të Kosovës. Si një kosovar, një musliman dhe një imam, është detyra ime të kujtoj viktimat e pafajshme të nazistëve, dhe të denoncoj të gjitha mizoritë e liga.

#WeRemember
#InternationalHolocaustRemembranceDay

Many jews survived with the help of the Albanian Muslim population of Kosova. As a kosovar, a muslim and an Imam it is…

Posted by Labinot Maliqi on Monday, January 23, 2023