Ismail Kadare: Mbrojtja e hebrenjve bën pjesë në thesarin e Shqipërisë!

Videomesazh i akademikut Ismail Kadare drejtuar konferencës solemne të studiuesve shqiptarë dhe hebrenj kushtuar Ditës së Kujtesës dhe 31-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shtetit të Izraelit


Videomesazh i akademik Ismail Kadaresë drejtuar konferencës solemne të studiuesve shqiptarë dhe hebrenj kushtuar Ditës së Kujtesës dhe 31-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shtetit të Izraelit

Mik me nobelistin Wiesel, të cilit i besoi në vitin 1989 edhe letrën e tij, ku i kërkonte presidentit amerikan George Bush shpëtimin e Shqipërisë e solidar me vuajtjet e popullit hebre, edhe shkrimtari Ismail Kadare dha përmes një video-je mesazhin e tij gjatë kësaj ceremonie.

“E kam takuar Wiesel dy herë, dhe u ndjeva i lumtur, që munda t’i jap një mesazh, në emër të shqiptarëve njeriut të shquar të Izraelit, në atë konferencë të madhe që u gjenda në Francë. Mbrojtja e një populli, bën pjesë gjithmonë në thesarin e njerëzimit. Nuk është rastësi që popujt i kujtojnë dhe nuk duan t’i harrojnë këto, sepse njerëzimi ka prirjen ta dojë vendin e vetë.

Jemi të pambrojtur nga sulmet e tmerrshme të harresës, prandaj kur popujt nuk harrojnë gjërat e mëdha që kanë kryer, pa ndonjë qëllim përfitimi të rastit, apo mburrjeje, kjo na gëzon shumë. Në historinë e njerëzimit gjërat e mëdha që përsëriten janë të rëndësishme. Ne kemi të drejtë morale që ta duam dhe të bërtasim me zë të lartë për këtë gjë, jo për të vënë të tjerët në pozitë poshtëruese por për të kujtuar të mirët që i kemi bashkë dhe që duhet po bashkërisht t’i mbrojmë… Unë kam shkruar pa e ditur këtë gjë, realisht në këtë kuptim të caktuar, por mesa duket e kam përjetuar si miliona shqiptarë të tjerë, pa u vetëdijesuar për kuptimin e thellë e të përjetshëm të saj, që do të ma mësonte jeta gradualisht. Kombi shqiptar, kështu kanë qenë rrethanat e lindjes, ecjes së tij në histori… Do të ishte normale që të mos bëhej kjo, a të harrohej në histori, por kombi shqiptar e ka këtë meritë që ka kujtuar e vazhdon ta kujtojë dhe nuk e vë në diskutim asnjëherë këtë gjë… “, u shpreh Kadare.

Pjesë e mbrëmjes, që u shoqërua me elementë dokumentaresk, historik e muzikor u bënë edhe të tjera personalitete të dy vendeve, duke pasur në fokus mirënjohjen ndaj shqiptarëve, luftën kundër harresës, edhe në kuadër të Luftës në Ukrainë, dhe forcimin e miqësisë së përjetshme mes dy vendeve, edhe përmes ‘Israeli House Albania’.

www.akad.gov.al

Videomesazh i akademik Ismail Kadaresë drejtuar konferencës solemne të studiuesve shqiptarë dhe hebrenj kushtuar Ditës…

Posted by Akademia e Shkencave e Shqipërisë/Academy of Sciences of Albania on Friday, January 27, 2023

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.