Veseli takon ambasadorin izraelit: Njihni pavarësinë e Kosovës


Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur ambasadorin izraelit, Yossef Levy, të cilit i ka kërkuar që Izraeli ta njohë pavarësinë. Sipas Veselit, njohja nuk ka asnjë efekt negativ në interesat gjeopolitike të Izraelit.

“Sot zhvillova një takim me ambasadorin e Izraelit në Beograd, Yossef Levy. Ambasadori më përcolli interesimin e vazhdueshëm të qeverisë së tij për zhvillimet në Kosovë. Ndërkaq, unë, nga ana ime, potencova nevojën që përveç bashkëpunimit në mes dy vendeve tona, në nivele të ndryshme, Izraeli të lëvizë drejt njohjes së shtetit të Kosovës. Përkundër opinionit se ende nuk janë pjekur rrethanat për njohjen nga Izraeli, është e qartë se njohja e Pavarësisë së Kosovës nuk ka asnjë efekt negativ në interesat gjeopolitike të Izraelit”, shkroi Kryeparlamentari i Kosovës në faqen e tij në Facebook.

Po, sot Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli sw bashku me ambasadorin e Izraelit në Beograd, Yossef Levy, vizituan memorialin e vendosur në vendin ku dikur ka qenë sinagoga e Prishtinës.

Para takimit me ambasadorin izraelit Yossef Levy, së bashku me të vizituam memorialin e vendosur në vendin ku dikur ka qenë sinagoga e Prishtinës. Në memorien kolektive të Prishtinës ne shohim se hebrenjtë kanë qenë një komunitet i nderuar dhe i respektuar. Sot, këtë trashëgimi është duke e kultivuar Bashkësia hebreje e Kosovës. Sinagoga hebreje e cila ka qenë në vendin ku është hyrja e Kuvendit, xhamia në vendin ku sot është Teatri kombëtar, Kisha katolike në vendin përballë hotelit Grand, kanë përbërë koloritin shumë fetar të Prishtinës, e të cilat u shkatërruan nga brutaliteti komunist jugosllav. Të vendosura afër njëra tjetrës, këta tre tempuj shprehnin në mënyrën më të mirë shpirtin e tolerancës fetare të Prishtinës dhe gjithë shqiptarëve në përgjithësi”, shkroi Kryeparlamentari i Kosovës në faqen e tij në Facebook.

 

Lexo më shumë

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.