Rama: Privilegj të takoja Gil Shwed, legjendën e teknologjisë së lartë në Izrael

Kryeministri viziton në Tel-Aviv, Izrael, kompaninë “CheckPoint”, lider botëror në Sigurinë Kibernetike.


Kryeministri Edi Rama ka vizituar në Tel-Aviv, Izrael, kompaninë “CheckPoint”, lider botëror në Sigurinë Kibernetike.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndau momente nga takimi me themeluesin e kësaj kompanie, Gil Shwed.

“Një vizitë tejet mbresëlënëse në kompaninë CheckPoint, lider botëror në Sigurinë Kibernetike, ku pata privilegjin e takimit me themeluesin e saj, legjendën e teknologjisë së lartë në Izrael, Gil Shwed”, theksoi Rama.

?Tel Aviv – Një vizitë tejet mbresëlënëse në kompaninë CheckPoint, lider botëror në Sigurinë Kibernetike, ku pata…

Posted by Edi Rama on Wednesday, June 21, 2023

Vizita e fundit e kryeministrit Rama në Izrael ishte në tetor të vitit të kaluar, ku në fokus të takimeve me zyrtarët izraelitë ishte siguria kibernetike dhe sulmet kibernetike iraniane ndaj vendit tonë.