Filmi “Letër Davidit” u shfaq në Akademinë e Filmit “Marubi”

Ambasada e Izraelit në Tiranë, mori pjesë në edicionin e 21-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Tiranë.


Ambasada e Izraelit në Tiranë, mori pjesë në edicionin e 21-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Tiranë.

Dje u prezantua filmi “Letër Davidit”, pranë Akademisë e Filmit “Marubi”, “Letër Davidit” është një dokumentar i ndërtuar si një letër personale dashurie dhe malli drejtuar një vëllai binjak, ndarja nga i cili më 7 tetor 2023 la pas një dhimbje të thellë dhe një pritje të gjatë.

Përmes ndërthurjes së të kaluarës me të tashmen, filmi përcjell historinë e një familjeje që përballet me humbjen, pasigurinë dhe shpresën, ndërsa ushqen besimin se një ditë i dashuri i tyre do të kthehet në shtëpi.